{
  "@context": "https://schema.org",
  "@type": "Quotation",
  "@id": "https://hadithet.com/buhariu/2416",
  "url": "https://hadithet.com/buhariu/2416",
  "name": "Sahihu i Buhariut, Hadithi 2416",
  "text": "2416, 2417 - Muhamedi na ka thënë: Na ka rrëfyer Ebu Muaviu, e ky nga Ameshi, e ky nga Shekiku se Abdullahu (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: “Ai që betohet rrejshëm për t'i përvetësuar pasurinë një muslimani, do ta takojë Allahun të hidhëruar me të.” Eshathi rrëfen: “Betohem në Allahun se ky ajet ka zbritur për mua: Kam qenë ortak me një hebre në një tokë, por ai e mohonte ortakërinë, andaj e solla para të Dërguarit të Allahut ﷺ, i cili më tha: - “A ke dëshmi?” - Jo, - i thashë. - “Betohu (që tërë toka është jotja) !” - i tha hebreut. - O i Dërguari i Allahut, ai do të betohet dhe do të ma marrë pasurinë, - i thashë. Atëherë Allahu i Madhërishëm e zbriti ajetin: “Vërtet, ata që e shkëmbejnë premtimin dhe betimin e tyre ndaj Allahut me një vlerë të vogël, nuk do të kenë asnjë të mirë në jetën e ardhshme. Allahu nuk do t'u flasë atyre, as do t'i shikojë në Ditën e Kiametit e as do t'i pastrojë prej gjynaheve e për ta do të ketë dënim të dhembshëm.” (Ali Imran, 77)",
  "inLanguage": [
    "sq",
    "ar"
  ],
  "spokenByCharacter": {
    "@type": "Person",
    "name": "Muhamedi ﷺ",
    "alternateName": "Muhammad"
  },
  "author": {
    "@type": "Person",
    "name": "Muhamedi ﷺ"
  },
  "isPartOf": {
    "@type": "Book",
    "name": "Sahihu i Buhariut",
    "alternateName": "صحيح البخاري",
    "url": "https://hadithet.com/buhariu"
  },
  "isBasedOn": {
    "@type": "Chapter",
    "name": "Konfliktet",
    "position": 44,
    "url": "https://hadithet.com/buhariu/44/konfliktet"
  },
  "citation": "Sahihu i Buhariut 2416",
  "about": {
    "@type": "Person",
    "name": "Abdullah ibn Mesudi"
  },
  "encoding": {
    "arabic": "حَدَّثَنَا مُحَمَّدٌ: أَخْبَرَنَا أَبُو مُعَاوِيَةَ، عَنِ الأَعْمَشِ، عَنْ شَقِيقٍ، عَنْ عَبْدِ اللَّهِ - رضى الله عنه - قَالَ: قَالَ رَسُولُ اللَّهِ ﷺ: \"مَنْ حَلَفَ عَلَى يَمِينٍ وَهُوَ فِيهَا فَاجِرٌ لِيَقْتَطِعَ بِهَا مَالَ امْرِئٍ مُسْلِمٍ لَقِيَ اللَّهَ وَهُوَ عَلَيْهِ غَضْبَانُ\". قَالَ: فَقَالَ الأَشْعَثُ: فِيَّ وَاللَّهِ كَانَ ذَلِكَ، كَانَ بَيْنِي وَبَيْنَ رَجُلٍ مِنَ الْيَهُودِ أَرْضٌ فَجَحَدَنِي، فَقَدَّمْتُهُ إِلَى النَّبِيِّ ﷺ فَقَالَ لِي رَسُولُ اللَّهِ ﷺ: \"أَلَكَ بَيِّنَةٌ؟\" قُلْتُ: لاَ. قَالَ: فَقَالَ لِلْيَهُودِيِّ: \"احْلِفْ\". قَالَ: قُلْتُ: يَا رَسُولَ اللَّهِ، إِذًا يَحْلِفَ، وَيَذْهَبَ بِمَالِي. فَأَنْزَلَ اللَّهُ تَعَالَى: ﴿إِنَّ الَّذِينَ يَشْتَرُونَ بِعَهْدِ اللَّـهِ وَأَيْمَانِهِمْ ثَمَنًا قَلِيلًا أُولَـٰئِكَ لَا خَلَاقَ لَهُمْ فِي الْآخِرَةِ وَلَا يُكَلِّمُهُمُ اللَّـهُ وَلَا يَنظُرُ إِلَيْهِمْ يَوْمَ الْقِيَامَةِ وَلَا يُزَكِّيهِمْ وَلَهُمْ عَذَابٌ أَلِيمٌ﴾ [آل عمران: ٧٧]",
    "albanian": "2416, 2417 - Muhamedi na ka thënë: Na ka rrëfyer Ebu Muaviu, e ky nga Ameshi, e ky nga Shekiku se Abdullahu (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: “Ai që betohet rrejshëm për t'i përvetësuar pasurinë një muslimani, do ta takojë Allahun të hidhëruar me të.” Eshathi rrëfen: “Betohem në Allahun se ky ajet ka zbritur për mua: Kam qenë ortak me një hebre në një tokë, por ai e mohonte ortakërinë, andaj e solla para të Dërguarit të Allahut ﷺ, i cili më tha: - “A ke dëshmi?” - Jo, - i thashë. - “Betohu (që tërë toka është jotja) !” - i tha hebreut. - O i Dërguari i Allahut, ai do të betohet dhe do të ma marrë pasurinë, - i thashë. Atëherë Allahu i Madhërishëm e zbriti ajetin: “Vërtet, ata që e shkëmbejnë premtimin dhe betimin e tyre ndaj Allahut me një vlerë të vogël, nuk do të kenë asnjë të mirë në jetën e ardhshme. Allahu nuk do t'u flasë atyre, as do t'i shikojë në Ditën e Kiametit e as do t'i pastrojë prej gjynaheve e për ta do të ketë dënim të dhembshëm.” (Ali Imran, 77)"
  },
  "ai": {
    "html": "https://hadithet.com/ai/buhariu/2416.html",
    "json": "https://hadithet.com/ai/buhariu/2416.json"
  }
}