Sahihu i Buhariut — Hadithi 2418

Konfliktet · Transmetuesi: Kab ibn Malik Ensariu

Shqip

Abdullah ibn Muhamedi na ka thënë: Na ka treguar Othman ibn Omeri, e këtij i ka rrëfyer Junusi, e ky nga Zuhriu, e ky nga Abdullahu, i biri i Kab ibn Malikut, se babai i tij Kab ibn Maliku (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se shkoi tek Ibn Ebu Hadredi në xhami për t'i kërkuar kthimin e borxhit. (Për shkak të zënkës) i ngritën zërat, saqë i dëgjoi edhe i Dërguari i Allahut ﷺ duke qenë në shtëpi. Ai doli, e ngriti perden dhe thirri: - “O Kab!” - Urdhëro, o i Dërguari i Allahut! - iu përgjigj Kabi. - “Fali një pjesë të borxhit!” - dhe bëri me dorë, pra, gjysmën. - Po ia fal, o i Dërguari i Allahut. - “Ngrihu dhe ktheja pjesën tjetër (të borxhit) !” - i tha tjetrit.

Arabisht

حَدَّثَنَا عَبْدُ اللَّهِ بْنُ مُحَمَّدٍ: حَدَّثَنَا عُثْمَانُ بْنُ عُمَرَ: أَخْبَرَنَا يُونُسُ، عَنِ الزُّهْرِيِّ، عَنْ عَبْدِ اللَّهِ بْنِ كَعْبِ بْنِ مَالِكٍ، عَنْ كَعْبٍ - رضى الله عنه -: أَنَّهُ تَقَاضَى ابْنَ أَبِي حَدْرَدٍ دَيْنًا كَانَ لَهُ عَلَيْهِ فِي الْمَسْجِدِ، فَارْتَفَعَتْ أَصْوَاتُهُمَا حَتَّى سَمِعَهَا رَسُولُ اللَّهِ ﷺ وَهُوَ فِي بَيْتِهِ، فَخَرَجَ إِلَيْهِمَا، حَتَّى كَشَفَ سِجْفَ حُجْرَتِهِ فَنَادَى: "يَا كَعْبُ!" قَالَ: لَبَّيْكَ يَا رَسُولَ اللَّهِ. قَالَ: "ضَعْ مِنْ دَيْنِكَ هَذَا". فَأَوْمَأَ إِلَيْهِ، أَىِ الشَّطْرَ. قَالَ: لَقَدْ فَعَلْتُ يَا رَسُولَ اللَّهِ. قَالَ: "قُمْ فَاقْضِهِ".

json · faqja e plotë


Versioni i thjeshtë për indeksim nga AI. Faqja e plotë: https://hadithet.com/buhariu/2418