Sahihu i Buhariut — Hadithi 2419

Konfliktet · Transmetuesi: Omer ibn Hatabi

Shqip

Abdullah ibn Jusufi na ka thënë: Na ka rrëfyer Maliku, e ky nga Ibn Shihabi, e ky nga Urve ibn Zubejri, e ky nga Abdurrahman ibn Abdulkaëriu se Omer ibn Hatabi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “E dëgjova Hisham ibn Hakim ibn Hizamin duke lexuar suren Furkan ndryshe nga unë, ndërsa mua ma kishte mësuar vetë i Dërguari i Allahut ﷺ. Për pak sa nuk i ndërhyra (në namaz), por u ndala dhe prita derisa e kreu, pastaj e kapa për xhybe dhe e dërgova tek i Dërguari i Allahut ﷺ e i thashë: - E dëgjova këtë duke lexuar ndryshe nga ajo që ma ke mësuar mua. - “Lëshoje!” - më tha Pejgamberi ﷺ. - “Lexo!” - i tha Hishamit, e ai lexoi. - “Kështu ka zbritur”, - pastaj më tha mua: “Lexo!” . Pasi lexova, tha: - “Kështu ka zbritur. Dijeni se Kurani ka zbritur në shtatë dialekte, andaj lexojeni si t'ju vijë më lehtë.”

Arabisht

حَدَّثَنَا عَبْدُ اللَّهِ بْنُ يُوسُفَ: أَخْبَرَنَا مَالِكٌ، عَنِ ابْنِ شِهَابٍ، عَنْ عُرْوَةَ بْنِ الزُّبَيْرِ، عَنْ عَبْدِ الرَّحْمَنِ بْنِ عَبْدٍ الْقَارِيِّ أَنَّهُ قَالَ: سَمِعْتُ عُمَرَ بْنَ الْخَطَّابِ - رضى الله عنه - يَقُولُ: سَمِعْتُ هِشَامَ بْنَ حَكِيمِ بْنِ حِزَامٍ، يَقْرَأُ سُورَةَ الْفُرْقَانِ عَلَى غَيْرِ مَا أَقْرَؤُهَا، وَكَانَ رَسُولُ اللَّهِ ﷺ أَقْرَأَنِيهَا، وَكِدْتُ أَنْ أَعْجَلَ عَلَيْهِ، ثُمَّ أَمْهَلْتُهُ حَتَّى انْصَرَفَ، ثُمَّ لَبَّبْتُهُ بِرِدَائِهِ فَجِئْتُ بِهِ رَسُولَ اللَّهِ ﷺ فَقُلْتُ: إِنِّي سَمِعْتُ هَذَا يَقْرَأُ عَلَى غَيْرِ مَا أَقْرَأْتَنِيهَا. فَقَالَ لِي: "أَرْسِلْهُ". ثُمَّ قَالَ لَهُ: "اقْرَأْ". فَقَرَأَ. قَالَ: "هَكَذَا أُنْزِلَتْ". ثُمَّ قَالَ لِي: "اقْرَأْ". فَقَرَأْتُ. فَقَالَ: "هَكَذَا أُنْزِلَتْ. إِنَّ الْقُرْآنَ أُنْزِلَ عَلَى سَبْعَةِ أَحْرُفٍ فَاقْرَؤُوا مِنْهُ مَا تَيَسَّرَ".

json · faqja e plotë


Versioni i thjeshtë për indeksim nga AI. Faqja e plotë: https://hadithet.com/buhariu/2419