Sahihu i Buhariut — Hadithi 2421

Konfliktet · Transmetuesi: Aishe bint Ebu Bekri

Shqip

Abdullah ibn Muhamedi na ka thënë: Na ka treguar Sufjani, e ky nga Zuhriu, e ky nga Urve se Aishja (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se Abd ibn Zema dhe Sad ibn Ebu Vekasi u grindën për një fëmijë të një robëreshe të Zemës, andaj shkuan te Pejgamberi ﷺ. Sadi tha: - O i Dërguari i Allahut, vëllai im më ka porositur që, kur të vij në Mekë, ta kërkoj të birin e robëreshës së Zemës dhe ta marr, sepse ai është i biri i tij. - Ky është vëllai im dhe biri i robëreshës së babait tim, ka lindur në shtratin e babait tim, - tha Abd ibn Zema. Pejgamberi ﷺ e dallonte qartë ngjashmërinë e fëmijës me Utben (vëllanë e Sadit), megjithatë tha: “Të takon ty, o Abd ibn Zema. Fëmija i takon shtratit legjitim, andaj mbulohu prej tij, oj Sevdë (bint Zema) .”

Arabisht

حَدَّثَنَا عَبْدُ اللَّهِ بْنُ مُحَمَّدٍ: حَدَّثَنَا سُفْيَانُ، عَنِ الزُّهْرِيِّ، عَنْ عُرْوَةَ، عَنْ عَائِشَةَ - رضى الله عنها -: أَنَّ عَبْدَ بْنَ زَمْعَةَ، وَسَعْدَ بْنَ أَبِي وَقَّاصٍ، اخْتَصَمَا إِلَى النَّبِيِّ ﷺ فِي ابْنِ أَمَةِ زَمْعَةَ فَقَالَ سَعْدٌ: يَا رَسُولَ اللَّهِ، أَوْصَانِي أَخِي: إِذَا قَدِمْتُ أَنْ أَنْظُرَ ابْنَ أَمَةِ زَمْعَةَ فَأَقْبِضَهُ، فَإِنَّهُ ابْنِي. وَقَالَ عَبْدُ بْنُ زَمْعَةَ: أَخِي وَابْنُ أَمَةِ أَبِي، وُلِدَ عَلَى فِرَاشِ أَبِي. فَرَأَى النَّبِيُّ ﷺ شَبَهًا بَيِّنًا فَقَالَ: "هُوَ لَكَ يَا عَبْدُ بْنَ زَمْعَةَ، الْوَلَدُ لِلْفِرَاشِ، وَاحْتَجِبِي مِنْهُ يَا سَوْدَةُ".

json · faqja e plotë


Versioni i thjeshtë për indeksim nga AI. Faqja e plotë: https://hadithet.com/buhariu/2421