Sahihu i Buhariut — Hadithi 2434

Gjësendet e humbura · Transmetuesi: Ebu Hurejra

Shqip

Jahja ibn Musai na ka thënë: Na ka treguar Velid ibn Muslimi, e këtij i ka treguar Evzaiu, e këtij i ka treguar Jahja ibn Ebu Kethiri, e këtij i ka treguar Ebu Seleme ibn Abdurrahmani se Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Kur Allahu ia mundësoi Pejgamberit ﷺ ta çlirojë Mekën, u ngrit mes njerëzve, e falënderoi dhe e lavdëroi Allahun, pastaj tha: “Allahu e ka ndaluar vrasjen në Mekë dhe e ka vënë Mekën nën pushtetin e Pejgamberit ﷺ dhe besimtarëve. Lufta në të nuk i është lejuar askujt para meje, ndërsa mua më është lejuar vetëm për një pjesë të ditës, e po ashtu nuk i lejohet askujt pas meje. Në të nuk lejohet trazimi i kafshëve, as shkulja e gjembave, si dhe nuk merret gjëja e humbur, përveç nëse njofton për të. Familja e të vrarit ka dy zgjedhje: o shpaguhet gjaku i të vrarit , o merret hak për të (ekzekutohet vrasësi) .” Abasi i tha: - Përveç idhhirit, sepse me të i mbulojmë varret dhe shtëpitë tona. - “Përveç idhhirit” , - tha i Dërguari i Allahut ﷺ. Ebu Shahu, një person nga Jemeni, tha: “Ma shkruaj këtë, o i Dërguari i Allahut!” - “Shënojani këto gjëra Ebu Shahut”, - tha i Dërguari i Allahut ﷺ. Velid ibn Muslimi tregon: “E pyeta Evzaiun: “Çfarë nënkupton fjala e tij: “Ma shkruaj këtë, o i Dërguari i Allahut!” - E kishte fjalën për hutben që e kishte dëgjuar prej të Dërguarit të Allahut ﷺ, - iu përgjigj Evzaiu.”

Arabisht

حَدَّثَنَا يَحْيَى بْنُ مُوسَى قَالَ: حَدَّثَنَا الْوَلِيدُ بْنُ مُسْلِمٍ: حَدَّثَنَا الأَوْزَاعِيُّ: حَدَّثَنِي يَحْيَى بْنُ أَبِي كَثِيرٍ قَالَ: حَدَّثَنِي أَبُو سَلَمَةَ بْنُ عَبْدِ الرَّحْمَنِ قَالَ: حَدَّثَنِي أَبُو هُرَيْرَةَ - رضى الله عنه - قَالَ: لَمَّا فَتَحَ اللَّهُ عَلَى رَسُولِهِ ﷺ مَكَّةَ قَامَ فِي النَّاسِ، فَحَمِدَ اللَّهَ، وَأَثْنَى عَلَيْهِ ثُمَّ قَالَ: "إِنَّ اللَّهَ حَبَسَ عَنْ مَكَّةَ الْقَتْلَ، وَسَلَّطَ عَلَيْهَا رَسُولَهُ وَالْمُؤْمِنِينَ، فَإِنَّهَا لاَ تَحِلُّ لأَحَدٍ كَانَ قَبْلِي، وَإِنَّهَا أُحِلَّتْ لِي سَاعَةً مِنْ نَهَارٍ، وَإِنَّهَا لاَ تَحِلُّ لأَحَدٍ مِنْ بَعْدِي، فَلاَ يُنَفَّرُ صَيْدُهَا وَلاَ يُخْتَلَى شَوْكُهَا، وَلاَ تَحِلُّ سَاقِطَتُهَا إِلاَّ لِمُنْشِدٍ، وَمَنْ قُتِلَ لَهُ قَتِيلٌ فَهْوَ بِخَيْرِ النَّظَرَيْنِ: إِمَّا أَنْ يُفْدَى، وَإِمَّا أَنْ يُقِيدَ". فَقَالَ الْعَبَّاسُ: إِلاَّ الإِذْخِرَ، فَإِنَّا نَجْعَلُهُ لِقُبُورِنَا وَبُيُوتِنَا. فَقَالَ رَسُولُ اللَّهِ ﷺ: "إِلاَّ الإِذْخِرَ". فَقَامَ أَبُو شَاهٍ - رَجُلٌ مِنْ أَهْلِ الْيَمَنِ - فَقَالَ: اكْتُبُوا لِي يَا رَسُولَ اللَّهِ. فَقَالَ رَسُولُ اللَّهِ ﷺ: "اكْتُبُوا لأَبِي شَاهٍ". قُلْتُ لِلأَوْزَاعِيِّ: مَا قَوْلُهُ: اكْتُبُوا لِي يَا رَسُولَ اللَّهِ؟ قَالَ: هَذِهِ الْخُطْبَةَ الَّتِي سَمِعَهَا مِنْ رَسُولِ اللَّهِ ﷺ.

json · faqja e plotë


Versioni i thjeshtë për indeksim nga AI. Faqja e plotë: https://hadithet.com/buhariu/2434