Sahihu i Buhariut — Hadithi 2437

Gjësendet e humbura · Transmetuesi: Ubej ibn Kab Ensariu

Shqip

Sulejman ibn Harbi na ka thënë: Na ka treguar Shuëbe, e ky nga Seleme ibn Kuhejli se Suvejd ibn Gafele rrëfen: “Së bashku me Selman ibn Rabian dhe Zejd ibn Suhanin isha në një betejë, ku gjeta një bastun, por ata më thanë: “Lëre!” - Jo! - u thashë, - por, nëse e gjej pronarin e tij, ia kthej, në të kundërtën do ta shfrytëzoj. Kur u kthyem nga beteja, shkova në haxh dhe, kur kaluam nëpër Medinë, e pyeta Ubej ibn Kabin (Allahu qoftë i kënaqur me të!) rreth kësaj, e ai më tha: “Në kohën e Pejgamberit ﷺ gjeta një qese me njëqind dinarë, shkova te Pejgamberi ﷺ e më tha: “Njofto për të ndër njerëz për një vit të tërë.” Andaj, njoftova për një vit të tërë dhe shkova te Pejgamberi ﷺ. Ai sërish më tha: “Njofto për të ndër njerëz për një vit të tërë.” Kështu veprova dhe, pas një viti, shkova sërish te Pejgamberi ﷺ, e ai sërish më tha: “Njofto për të ndër njerëz për një vit të tërë.” Pas një viti, kur shkova për të katërtën herë, më tha: “Shikoje mirë qesen, lidhësen e saj dhe sa dinarë përmban. Nëse pronari paraqitet, jepja, në të kundërtën shfrytëzoji.” Abdani na ka treguar: “Më ka rrëfyer babai im nga Shuëbe: “E pata takuar Seleme ibn Kuhejlin më vonë në Mekë dhe më pati thënë: “Nuk di nëse transmetimi i Ubej ibn Kabit thoshte tre vjet a një vit.”

Arabisht

حَدَّثَنَا سُلَيْمَانُ بْنُ حَرْبٍ: حَدَّثَنَا شُعْبَةُ، عَنْ سَلَمَةَ بْنِ كُهَيْلٍ قَالَ: سَمِعْتُ سُوَيْدَ بْنَ غَفَلَةَ قَالَ: كُنْتُ مَعَ سَلْمَانَ بْنِ رَبِيعَةَ، وَزَيْدِ بْنِ صُوحَانَ فِي غَزَاةٍ، فَوَجَدْتُ سَوْطًا. فَقَالَ لِي: أَلْقِهِ. قُلْتُ: لاَ، وَلَكِنْ إِنْ وَجَدْتُ صَاحِبَهُ، وَإِلاَّ اسْتَمْتَعْتُ بِهِ. فَلَمَّا رَجَعْنَا حَجَجْنَا فَمَرَرْتُ بِالْمَدِينَةِ، فَسَأَلْتُ أُبَىَّ بْنَ كَعْبٍ - رضى الله عنه - فَقَالَ: وَجَدْتُ صُرَّةً عَلَى عَهْدِ النَّبِيِّ ﷺ فِيهَا مِائَةُ دِينَارٍ، فَأَتَيْتُ بِهَا النَّبِيَّ ﷺ فَقَالَ: "عَرِّفْهَا حَوْلاً". فَعَرَّفْتُهَا حَوْلاً ثُمَّ أَتَيْتُ، فَقَالَ: "عَرِّفْهَا حَوْلاً". فَعَرَّفْتُهَا حَوْلاً ثُمَّ أَتَيْتُهُ، فَقَالَ: "عَرِّفْهَا حَوْلاً". فَعَرَّفْتُهَا حَوْلاً ثُمَّ أَتَيْتُهُ الرَّابِعَةَ فَقَالَ: "اعْرِفْ عِدَّتَهَا وَوِكَاءَهَا وَوِعَاءَهَا، فَإِنْ جَاءَ صَاحِبُهَا وَإِلاَّ اسْتَمْتِعْ بِهَا". حَدَّثَنَا عَبْدَانُ قَالَ: أَخْبَرَنِي أَبِي، عَنْ شُعْبَةَ، عَنْ سَلَمَةَ، بِهَذَا قَالَ: فَلَقِيتُهُ بَعْدُ بِمَكَّةَ، فَقَالَ: لاَ أَدْرِي أَثَلاَثَةَ أَحْوَالٍ أَوْ حَوْلاً وَاحِدًا.

json · faqja e plotë


Versioni i thjeshtë për indeksim nga AI. Faqja e plotë: https://hadithet.com/buhariu/2437