Sahihu i Buhariut — Hadithi 2438

Gjësendet e humbura · Transmetuesi: Zejd ibn Halid Xhuheniu

Shqip

Muhamed ibn Jusufi na ka thënë: Na ka treguar Sufjani, e ky nga Rebia, e ky nga Jezidi, i çrobëruari i Munbeithit, se Zejd ibn Halid Xhuheniu (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se një beduin e pyeti Pejgamberin ﷺ rreth gjësendeve të humbura, e ai iu përgjigj: “Njofto për të ndër njerëz për një vit të tërë. Nëse paraqitet dikush që ta përshkruan përmbajtjen dhe tiparet e tij, jepja, në të kundërtën shfrytëzoje.” E pyeti edhe për devenë e humbur, por Pejgamberit ﷺ iu skuq fytyra (nga hidhërimi) dhe tha: - “Ç'ke ti me të, kur ajo e ka me vete ujin dhe mund të kullotë. Lëre, derisa ta gjejë pronari i vet.” E pyeti edhe për delen e humbur, e Pejgamberi ﷺ i tha: - “Ja e merr ti, ja vëllai yt (pronari i saj) , ja i mbetet ujkut.”

Arabisht

حَدَّثَنَا مُحَمَّدُ بْنُ يُوسُفَ: حَدَّثَنَا سُفْيَانُ، عَنْ رَبِيعَةَ، عَنْ يَزِيدَ، مَوْلَى الْمُنْبَعِثِ عَنْ زَيْدِ بْنِ خَالِدٍ - رضى الله عنه - أَنَّ أَعْرَابِيًّا، سَأَلَ النَّبِيَّ ﷺ عَنِ اللُّقَطَةِ قَالَ: "عَرِّفْهَا سَنَةً، فَإِنْ جَاءَ أَحَدٌ يُخْبِرُكَ بِعِفَاصِهَا وَوِكَائِهَا، وَإِلاَّ فَاسْتَنْفِقْ بِهَا". وَسَأَلَهُ عَنْ ضَالَّةِ الإِبِلِ فَتَمَعَّرَ وَجْهُهُ قَالَ: "مَا لَكَ وَلَهَا؟ مَعَهَا سِقَاؤُهَا وَحِذَاؤُهَا، تَرِدُ الْمَاءَ وَتَأْكُلُ الشَّجَرَ، دَعْهَا حَتَّى يَجِدَهَا رَبُّهَا". وَسَأَلَهُ عَنْ ضَالَّةِ الْغَنَمِ. فَقَالَ: "هِيَ لَكَ أَوْ لأَخِيكَ، أَوْ لِلذِّئْبِ".

json · faqja e plotë


Versioni i thjeshtë për indeksim nga AI. Faqja e plotë: https://hadithet.com/buhariu/2438