Sahihu i Buhariut — Hadithi 2456

Padrejtësitë · Transmetuesi: Ebu Mesud Bedriu

Shqip

Ebu Numani na ka thënë: Na ka treguar Ebu Avane, e ky nga Ameshi, e ky nga Ebu Vaili se Ebu Mesudi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se një ensar, i quajtur Ebu Shuajb, posedonte një shërbëtor kasap. Kështu, Ebu Shuajbi i tha: “Na përgatit ushqim për pesë persona, sepse dua ta ftoj Pejgamberin ﷺ vetë të pestin.” Uria vërehej në fytyrën e Pejgamberit ﷺ, andaj e ftoi. Por, atyre iu bashkëngjit një person i paftuar, kështu që Pejgamberi ﷺ e pyeti Ebu Shuajbin: - “Ky na ndoqi. A po e lejon të na bashkëngjitet?” - Po, - tha ai.”

Arabisht

حَدَّثَنَا أَبُو النُّعْمَانِ: حَدَّثَنَا أَبُو عَوَانَةَ، عَنِ الأَعْمَشِ، عَنْ أَبِي وَائِلٍ، عَنْ أَبِي مَسْعُودٍ، أَنَّ رَجُلاً مِنَ الأَنْصَارِ يُقَالُ لَهُ: أَبُو شُعَيْبٍ كَانَ لَهُ غُلاَمٌ لَحَّامٌ فَقَالَ لَهُ أَبُو شُعَيْبٍ: اصْنَعْ لِي طَعَامَ خَمْسَةٍ لَعَلِّي أَدْعُوَ النَّبِيَّ ﷺ خَامِسَ خَمْسَةٍ. وَأَبْصَرَ فِي وَجْهِ النَّبِيِّ ﷺ الْجُوعَ - فَدَعَاهُ، فَتَبِعَهُمْ رَجُلٌ لَمْ يُدْعَ فَقَالَ النَّبِيُّ ﷺ: "إِنَّ هَذَا قَدِ اتَّبَعَنَا أَتَأْذَنُ لَهُ؟" قَالَ: نَعَمْ.

json · faqja e plotë


Versioni i thjeshtë për indeksim nga AI. Faqja e plotë: https://hadithet.com/buhariu/2456