Sahihu i Buhariut — Hadithi 246

Abdesi · Transmetuesi: Abdullah ibn Omeri

Shqip

Afani na ka thënë: Na ka treguar Sahr ibn Xhuvejriu, e ky nga Nafiu se Ibn Omeri (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se Pejgamberi ﷺ ka thënë: “Pashë ëndërr se po e përdorja misvakun dhe, ndërkohë, më erdhën dy persona: njëri më i moshuar se tjetri. Misvakun ia zgjata më të riut, por (Xhibrili) më tha: “Fillo prej të moshuarit, andaj ia dhashë më të moshuarit.” Ebu Abdullahu (Buhariu) ka thënë: “Nuajmi e transmeton këtë hadith nga Ibn Mubareku, e ky nga Usame, e ky nga Nafiu, e ky nga Ibn Omeri, me version të shkurtuar.”

Arabisht

وَقَالَ عَفَّانُ: حَدَّثَنَا صَخْرُ بْنُ جُوَيْرِيَةَ، عَنْ نَافِعٍ، عَنِ ابْنِ عُمَرَ: أَنَّ النَّبِيَّ ﷺ قَالَ: ‏ ‏"‏أَرَانِي أَتَسَوَّكُ بِسِوَاكٍ، فَجَاءَنِي رَجُلاَنِ: أَحَدُهُمَا أَكْبَرُ مِنَ الآخَرِ، فَنَاوَلْتُ السِّوَاكَ الأَصْغَرَ مِنْهُمَا، فَقِيلَ لِي: كَبِّرْ‏.‏ فَدَفَعْتُهُ إِلَى الأَكْبَرِ مِنْهُمَا‏"‏‏‏.‏‏ قَالَ أَبُو عَبْدِ اللَّهِ: اخْتَصَرَهُ نُعَيْمٌ عَنِ ابْنِ الْمُبَارَكِ عَنْ أُسَامَةَ عَنْ نَافِعٍ عَنِ ابْنِ عُمَرَ‏.

json · faqja e plotë


Versioni i thjeshtë për indeksim nga AI. Faqja e plotë: https://hadithet.com/buhariu/246