Sahihu i Buhariut — Hadithi 2469

Padrejtësitë · Transmetuesi: Enes ibn Malik Ensariu

Shqip

Ibn Selami na ka thënë: Na ka treguar Fezariu, e ky nga Humejd Tavili se Enesi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “I Dërguari i Allahut ﷺ u betua se nuk do t'u afrohet grave të veta për një muaj rresht. Gjatë kësaj kohe e kishte lënduar këmbën dhe i kishte dalë vendit, andaj qëndronte në një qilar të vetin.” Omeri erdhi dhe e pyeti: “Vallë, i ke shkurorëzuar gratë?” - “Jo, i kam braktisur për një muaj”, - iu përgjigj Pejgamberi ﷺ. Kësisoj qëndroi njëzet e nëntë net, pastaj shkoi te gratë e veta.

Arabisht

حَدَّثَنَا ابْنُ سَلاَمٍ: حَدَّثَنَا الْفَزَارِيُّ، عَنْ حُمَيْدٍ الطَّوِيلِ، عَنْ أَنَسٍ - رضى الله عنه - قَالَ: آلَى رَسُولُ اللَّهِ ﷺ مِنْ نِسَائِهِ شَهْرًا، وَكَانَتِ انْفَكَّتْ قَدَمُهُ فَجَلَسَ فِي عُلِّيَّةٍ لَهُ، فَجَاءَ عُمَرُ فَقَالَ: أَطَلَّقْتَ نِسَاءَكَ؟ قَالَ: "لاَ، وَلَكِنِّي آلَيْتُ مِنْهُنَّ شَهْرًا". فَمَكُثَ تِسْعًا وَعِشْرِينَ، ثُمَّ نَزَلَ، فَدَخَلَ عَلَى نِسَائِهِ.

json · faqja e plotë


Versioni i thjeshtë për indeksim nga AI. Faqja e plotë: https://hadithet.com/buhariu/2469