Sahihu i Buhariut — Hadithi 2481

Padrejtësitë · Transmetuesi: Enes ibn Malik Ensariu

Shqip

Musededi na ka thënë: Na ka treguar Jahja ibn Ebu Seidi, e ky nga Humejdi se Enesi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Teksa Pejgamberi ﷺ ishte në shtëpinë e njërës prej grave të tij, një grua tjetër, prej nënave të besimtarëve (grave të Pejgamberit ﷺ), i dërgoi një enë me ushqim nëpërmjet shërbëtorit. Kjo e para i mëshoi me dorë dhe e theu enën (nga xhelozia). Pejgamberi ﷺ u ul, i mblodhi pjesët e thyera të enës, ku e rivendosi ushqimin dhe u tha (sahabëve të pranishëm): “Hani!” Ai nuk e la shërbëtorin të kthehej, derisa përfunduan së ngrëni, pastaj enën e thyer e mbajti, ndërsa shërbëtorit në fjalë i dha një enë tjetër (për t'ia kthyer asaj që e kishte dërguar).” Ibn Ebu Merjemi ka thënë: “Na ka rrëfyer Jahja ibn Ejubi, e këtij i ka treguar Humejdi, e këtij i ka treguar Enesi nga Pejgamberi ﷺ.”

Arabisht

حَدَّثَنَا مُسَدَّدٌ: حَدَّثَنَا يَحْيَى بْنُ سَعِيدٍ، عَنْ حُمَيْدٍ، عَنْ أَنَسٍ - رضى الله عنه -: أَنَّ النَّبِيَّ ﷺ كَانَ عِنْدَ بَعْضِ نِسَائِهِ، فَأَرْسَلَتْ إِحْدَى أُمَّهَاتِ الْمُؤْمِنِينَ مَعَ خَادِمٍ بِقَصْعَةٍ فِيهَا طَعَامٌ فَضَرَبَتْ بِيَدِهَا، فَكَسَرَتِ الْقَصْعَةَ، فَضَمَّهَا، وَجَعَلَ فِيهَا الطَّعَامَ وَقَالَ: "كُلُوا". وَحَبَسَ الرَّسُولَ وَالْقَصْعَةَ حَتَّى فَرَغُوا، فَدَفَعَ الْقَصْعَةَ الصَّحِيحَةَ وَحَبَسَ الْمَكْسُورَةَ. وَقَالَ ابْنُ أَبِي مَرْيَمَ: أَخْبَرَنَا يَحْيَى بْنُ أَيُّوبَ: حَدَّثَنَا حُمَيْدٌ: حَدَّثَنَا أَنَسٌ، عَنِ النَّبِيِّ ﷺ.

json · faqja e plotë


Versioni i thjeshtë për indeksim nga AI. Faqja e plotë: https://hadithet.com/buhariu/2481