{
  "@context": "https://schema.org",
  "@type": "Quotation",
  "@id": "https://hadithet.com/buhariu/2501",
  "url": "https://hadithet.com/buhariu/2501",
  "name": "Sahihu i Buhariut, Hadithi 2501",
  "text": "2501, 2502 - Esbeg ibn Feraxhi na ka thënë: Më ka rrëfyer Abdullah ibn Vehbiu, e këtij i ka rrëfyer Seidi, e ky nga Zuhre ibn Mabedi se gjyshi i tij Abdullah ibn Hishami, - i cili e ka parë Pejgamberin ﷺ, - tregon se nëna e tij, Zejnebe bint Humejdi (Allahu qoftë i kënaqur me të!), e kishte çuar tek i Dërguari i Allahut ﷺ dhe i kishte thënë: - O i Dërguari i Allahut, le të të besatohet ky djalë. - “Ende është i vogël”, - ia ktheu Pejgamberi ﷺ dhe ia përkëdheli kokën e bëri dua për të. Zuhre ibn Mabedi tregon se dilte me gjyshin e vet, Abdullah ibn Hishamin, në treg për të blerë ushqim. Kur atë e takonin Ibn Omeri dhe Ibn Zubejri, i thoshin: “Bëhu ortak me ne, sepse Pejgamberi ﷺ ka bërë dua për ty (që të jesh) me bereqet.” Kështu, ai bëhej ortak me ta. Kishte raste kur në tregti fitonte një deve, përfshirë barrën e saj, dhe e dërgonte në shtëpi.",
  "inLanguage": [
    "sq",
    "ar"
  ],
  "spokenByCharacter": {
    "@type": "Person",
    "name": "Muhamedi ﷺ",
    "alternateName": "Muhammad"
  },
  "author": {
    "@type": "Person",
    "name": "Muhamedi ﷺ"
  },
  "isPartOf": {
    "@type": "Book",
    "name": "Sahihu i Buhariut",
    "alternateName": "صحيح البخاري",
    "url": "https://hadithet.com/buhariu"
  },
  "isBasedOn": {
    "@type": "Chapter",
    "name": "Ortakëria",
    "position": 47,
    "url": "https://hadithet.com/buhariu/47/ortakeria"
  },
  "citation": "Sahihu i Buhariut 2501",
  "about": {
    "@type": "Person",
    "name": "Abdullah ibn Hishami"
  },
  "encoding": {
    "arabic": "حَدَّثَنَا أَصْبَغُ بْنُ الْفَرَجِ قَالَ: أَخْبَرَنِي عَبْدُ اللَّهِ بْنُ وَهْبٍ قَالَ: أَخْبَرَنِي سَعِيدٌ، عَنْ زُهْرَةَ بْنِ مَعْبَدٍ، عَنْ جَدِّهِ عَبْدِ اللَّهِ بْنِ هِشَامٍ - وَكَانَ قَدْ أَدْرَكَ النَّبِيَّ ﷺ - وَذَهَبَتْ بِهِ أُمُّهُ زَيْنَبُ بِنْتُ حُمَيْدٍ إِلَى رَسُولِ اللَّهِ ﷺ فَقَالَتْ: يَا رَسُولَ اللَّهِ، بَايِعْهُ. فَقَالَ: \"هُوَ صَغِيرٌ\". فَمَسَحَ رَأْسَهُ وَدَعَا لَهُ. وَعَنْ زُهْرَةَ بْنِ مَعْبَدٍ، أَنَّهُ كَانَ يَخْرُجُ بِهِ جَدُّهُ عَبْدُ اللَّهِ بْنُ هِشَامٍ إِلَى السُّوقِ فَيَشْتَرِي الطَّعَامَ فَيَلْقَاهُ ابْنُ عُمَرَ وَابْنُ الزُّبَيْرِ - رضى الله عنهم - فَيَقُولاَنِ لَهُ: أَشْرِكْنَا، فَإِنَّ النَّبِيَّ ﷺ قَدْ دَعَا لَكَ بِالْبَرَكَةِ فَيَشْرَكُهُمْ، فَرُبَّمَا أَصَابَ الرَّاحِلَةَ كَمَا هِيَ، فَيَبْعَثُ بِهَا إِلَى الْمَنْزِلِ.",
    "albanian": "2501, 2502 - Esbeg ibn Feraxhi na ka thënë: Më ka rrëfyer Abdullah ibn Vehbiu, e këtij i ka rrëfyer Seidi, e ky nga Zuhre ibn Mabedi se gjyshi i tij Abdullah ibn Hishami, - i cili e ka parë Pejgamberin ﷺ, - tregon se nëna e tij, Zejnebe bint Humejdi (Allahu qoftë i kënaqur me të!), e kishte çuar tek i Dërguari i Allahut ﷺ dhe i kishte thënë: - O i Dërguari i Allahut, le të të besatohet ky djalë. - “Ende është i vogël”, - ia ktheu Pejgamberi ﷺ dhe ia përkëdheli kokën e bëri dua për të. Zuhre ibn Mabedi tregon se dilte me gjyshin e vet, Abdullah ibn Hishamin, në treg për të blerë ushqim. Kur atë e takonin Ibn Omeri dhe Ibn Zubejri, i thoshin: “Bëhu ortak me ne, sepse Pejgamberi ﷺ ka bërë dua për ty (që të jesh) me bereqet.” Kështu, ai bëhej ortak me ta. Kishte raste kur në tregti fitonte një deve, përfshirë barrën e saj, dhe e dërgonte në shtëpi."
  },
  "ai": {
    "html": "https://hadithet.com/ai/buhariu/2501.html",
    "json": "https://hadithet.com/ai/buhariu/2501.json"
  }
}