{
  "@context": "https://schema.org",
  "@type": "Quotation",
  "@id": "https://hadithet.com/buhariu/2505",
  "url": "https://hadithet.com/buhariu/2505",
  "name": "Sahihu i Buhariut, Hadithi 2505",
  "text": "2505, 2506 - Ebu Numani na ka thënë: Na ka treguar Hamad ibn Zejdi, e këtij i ka rrëfyer Abdulmelik ibn Xhurejxhi, e ky nga Atai, e ky nga Xhabiri dhe Tavusi se Ibn Abasi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Pejgamberi ﷺ dhe shokët e tij erdhën mëngjesin e ditës së katërt të dhul hixhes (në Mekë), të përgatitur vetëm për haxh, pa umre. Kur arritëm, Pejgamberi ﷺ na urdhëroi ta shndërrojmë në umre dhe të lirohemi prej ihramëve e t'u afrohemi grave tona. Atëherë filloi të përhapej një fjalë. Atai ka thënë: “Xhabiri tha: “E si të shkojmë në Mina, kur tashmë kemi pasur marrëdhënie me gratë tona?” Kur Pejgamberi ﷺ i dëgjoi këto fjalë, u ngrit për të ligjëruar dhe tha: “Kam dëgjuar se disa po thonë kështu e ashtu. Betohem në Allahun se unë jam më vepërmirë dhe më i devotshëm ndaj Allahut se ata. Sikur të mund të kthehesha mbrapa, do të veproja ndryshe: nuk do ta merrja kurbanin me vete. Sikur të mos e kisha kurbanin me vete, do të lirohesha prej ihramëve.” Suraka ibn Malik ibn Xhushumi u ngrit dhe tha: “O i Dërguari i Allahut, kjo vlen vetëm për ne apo përgjithmonë?” - “Jo, vlen përgjithmonë”, - ia ktheu Pejgamberi ﷺ. Kur erdhi Ali ibn Ebu Talibi, - sipas njërit transmetues, - tha: “Kam thënë: “Po hyj në ihram me të njëjtin nijet sikurse i Dërguari i Allahut ﷺ.” Ndërkaq, sipas transmetuesit tjetër, tha: “Kam thënë: “Po bëj haxh siç ka bërë i Dërguari i Allahut ﷺ.” Kështu, Pejgamberi ﷺ e urdhëroi të qëndrojë me ihram, pastaj e futi në ortakëri në therjen e kurbaneve.”",
  "inLanguage": [
    "sq",
    "ar"
  ],
  "spokenByCharacter": {
    "@type": "Person",
    "name": "Muhamedi ﷺ",
    "alternateName": "Muhammad"
  },
  "author": {
    "@type": "Person",
    "name": "Muhamedi ﷺ"
  },
  "isPartOf": {
    "@type": "Book",
    "name": "Sahihu i Buhariut",
    "alternateName": "صحيح البخاري",
    "url": "https://hadithet.com/buhariu"
  },
  "isBasedOn": {
    "@type": "Chapter",
    "name": "Ortakëria",
    "position": 47,
    "url": "https://hadithet.com/buhariu/47/ortakeria"
  },
  "citation": "Sahihu i Buhariut 2505",
  "about": {
    "@type": "Person",
    "name": "Abdullah ibn Abasi"
  },
  "encoding": {
    "arabic": "حَدَّثَنَا أَبُو النُّعْمَانِ: حَدَّثَنَا حَمَّادُ بْنُ زَيْدٍ: أَخْبَرَنَا عَبْدُ الْمَلِكِ بْنُ جُرَيْجٍ، عَنْ عَطَاءٍ، عَنْ جَابِرٍ. وَعَنْ طَاوُسٍ، عَنِ ابْنِ عَبَّاسٍ - رضى الله عنهم - قَالَا: قَدِمَ النَّبِيُّ ﷺ صُبْحَ رَابِعَةٍ مِنْ ذِي الْحَجَّةِ مُهِلِّينَ بِالْحَجِّ، لاَ يَخْلِطُهُمْ شَىْءٌ، فَلَمَّا قَدِمْنَا أَمَرَنَا فَجَعَلْنَاهَا عُمْرَةً، وَأَنْ نَحِلَّ إِلَى نِسَائِنَا، فَفَشَتْ فِي ذَلِكَ الْقَالَةُ. - وَقَالَ عَطَاءٌ فَقَالَ جَابِرٌ -: فَيَرُوحُ أَحَدُنَا إِلَى مِنًى وَذَكَرُهُ يَقْطُرُ مَنِيًّا. - فَقَالَ جَابِرٌ بِكَفِّهِ -، فَبَلَغَ ذَلِكَ النَّبِيَّ ﷺ فَقَامَ خَطِيبًا فَقَالَ: \"بَلَغَنِي أَنَّ أَقْوَامًا يَقُولُونَ كَذَا وَكَذَا، وَاللَّهِ لأَنَا أَبَرُّ وَأَتْقَى لِلَّهِ مِنْهُمْ، وَلَوْ أَنِّي اسْتَقْبَلْتُ مِنْ أَمْرِي مَا اسْتَدْبَرْتُ مَا أَهْدَيْتُ، وَلَوْلاَ أَنَّ مَعِي الْهَدْىَ لأَحْلَلْتُ\". فَقَامَ سُرَاقَةُ بْنُ مَالِكِ بْنِ جُعْشُمٍ فَقَالَ: يَا رَسُولَ اللَّهِ، هِيَ لَنَا أَوْ لِلأَبَدِ؟ فَقَالَ: \"لاَ بَلْ لِلأَبَدِ\". قَالَ: وَجَاءَ عَلِيُّ بْنُ أَبِي طَالِبٍ - فَقَالَ: أَحَدُهُمَا يَقُولُ: لَبَّيْكَ بِمَا أَهَلَّ بِهِ رَسُولُ اللَّهِ ﷺ. وَقَالَ الآخَرُ: لَبَّيْكَ بِحَجَّةِ رَسُولِ اللَّهِ ﷺ - فَأَمَرَ النَّبِيُّ ﷺ أَنْ يُقِيمَ عَلَى إِحْرَامِهِ، وَأَشْرَكَهُ فِي الْهَدْىِ.",
    "albanian": "2505, 2506 - Ebu Numani na ka thënë: Na ka treguar Hamad ibn Zejdi, e këtij i ka rrëfyer Abdulmelik ibn Xhurejxhi, e ky nga Atai, e ky nga Xhabiri dhe Tavusi se Ibn Abasi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Pejgamberi ﷺ dhe shokët e tij erdhën mëngjesin e ditës së katërt të dhul hixhes (në Mekë), të përgatitur vetëm për haxh, pa umre. Kur arritëm, Pejgamberi ﷺ na urdhëroi ta shndërrojmë në umre dhe të lirohemi prej ihramëve e t'u afrohemi grave tona. Atëherë filloi të përhapej një fjalë. Atai ka thënë: “Xhabiri tha: “E si të shkojmë në Mina, kur tashmë kemi pasur marrëdhënie me gratë tona?” Kur Pejgamberi ﷺ i dëgjoi këto fjalë, u ngrit për të ligjëruar dhe tha: “Kam dëgjuar se disa po thonë kështu e ashtu. Betohem në Allahun se unë jam më vepërmirë dhe më i devotshëm ndaj Allahut se ata. Sikur të mund të kthehesha mbrapa, do të veproja ndryshe: nuk do ta merrja kurbanin me vete. Sikur të mos e kisha kurbanin me vete, do të lirohesha prej ihramëve.” Suraka ibn Malik ibn Xhushumi u ngrit dhe tha: “O i Dërguari i Allahut, kjo vlen vetëm për ne apo përgjithmonë?” - “Jo, vlen përgjithmonë”, - ia ktheu Pejgamberi ﷺ. Kur erdhi Ali ibn Ebu Talibi, - sipas njërit transmetues, - tha: “Kam thënë: “Po hyj në ihram me të njëjtin nijet sikurse i Dërguari i Allahut ﷺ.” Ndërkaq, sipas transmetuesit tjetër, tha: “Kam thënë: “Po bëj haxh siç ka bërë i Dërguari i Allahut ﷺ.” Kështu, Pejgamberi ﷺ e urdhëroi të qëndrojë me ihram, pastaj e futi në ortakëri në therjen e kurbaneve.”"
  },
  "ai": {
    "html": "https://hadithet.com/ai/buhariu/2505.html",
    "json": "https://hadithet.com/ai/buhariu/2505.json"
  }
}