Sahihu i Buhariut — Hadithi 2511

Lënia peng · Transmetuesi: Ebu Hurejra

Shqip

Ebu Nuajmi na ka thënë: Na ka treguar Zekerija, e ky nga Amiri se Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se Pejgamberi ﷺ ka thënë: “Është e lejuar që kafsha e lënë peng të shfrytëzohet për t'i hipur aq sa e ushqen dhe është e lejuar të pihet qumështi i kafshës së lënë peng.”

Arabisht

حَدَّثَنَا أَبُو نُعَيْمٍ: حَدَّثَنَا زَكَرِيَّا، عَنْ عَامِرٍ، عَنْ أَبِي هُرَيْرَةَ - رضى الله عنه - عَنِ النَّبِيِّ ﷺ أَنَّهُ كَانَ يَقُولُ: "الرَّهْنُ يُرْكَبُ بِنَفَقَتِهِ، وَيُشْرَبُ لَبَنُ الدَّرِّ إِذَا كَانَ مَرْهُونًا".

json · faqja e plotë


Versioni i thjeshtë për indeksim nga AI. Faqja e plotë: https://hadithet.com/buhariu/2511