Sahihu i Buhariut — Hadithi 2517

Lirimi i robërve · Transmetuesi: Ebu Hurejra

Shqip

Ahmed ibn Junusi na ka thënë: Na ka treguar Asim ibn Muhamedi, e këtij i ka treguar Vakid ibn Muhamedi, e këtij i ka treguar Seid ibn Merxhane, shok i Ali ibn Husejnit, se Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se Pejgamberi ﷺ ka thënë: “Çdonjërin që liron një rob musliman, Allahu do ta shpëtojë nga Zjarri, gjymtyrë për gjymtyrë.” Seid ibn Merxhane thotë: “Këtë hadith vajta e ia tregova Ali ibn Husejnit, i cili menjëherë shkoi dhe liroi një rob, për të cilin Abdullah ibn Xhaferi i kishte ofruar dhjetë mijë dërhemë, - ose ka thënë: një mijë dinarë.”

Arabisht

حَدَّثَنَا أَحْمَدُ بْنُ يُونُسَ: حَدَّثَنَا عَاصِمُ بْنُ مُحَمَّدٍ قَالَ: حَدَّثَنِي وَاقِدُ بْنُ مُحَمَّدٍ قَالَ: حَدَّثَنِي سَعِيدٌ ابْنُ مَرْجَانَةَ، صَاحِبُ عَلِيِّ بْنِ حُسَيْنٍ قَالَ: قَالَ لِي أَبُو هُرَيْرَةَ - رضى الله عنه -: قَالَ النَّبِيُّ ﷺ: "أَيُّمَا رَجُلٍ أَعْتَقَ امْرَأً مُسْلِمًا اسْتَنْقَذَ اللَّهُ بِكُلِّ عُضْوٍ مِنْهُ عُضْوًا مِنْهُ مِنَ النَّارِ". قَالَ سَعِيدٌ ابْنُ مَرْجَانَةَ: فَانْطَلَقْتُ إِلَى عَلِيِّ بْنِ حُسَيْنٍ فَعَمَدَ عَلِيُّ بْنُ حُسَيْنٍ - رضى الله عنهما - إِلَى عَبْدٍ لَهُ قَدْ أَعْطَاهُ بِهِ عَبْدُ اللَّهِ بْنُ جَعْفَرٍ عَشَرَةَ آلاَفِ دِرْهَمٍ - أَوْ أَلْفَ دِينَارٍ - فَأَعْتَقَهُ.

json · faqja e plotë


Versioni i thjeshtë për indeksim nga AI. Faqja e plotë: https://hadithet.com/buhariu/2517