Sahihu i Buhariut — Hadithi 2518

Lirimi i robërve · Transmetuesi: Ebu Dherr Gifariu

Shqip

Ubejdullah ibn Musai na ka thënë: Na ka treguar Hisham ibn Urve, e ky nga babai i tij, e ky nga Ebu Muravihu se Ebu Dherri (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “E pyeta Pejgamberin ﷺ: - Cila është puna më me vlerë? - “Ta besosh Allahun dhe të luftosh në rrugën e Tij”, - tha ai. - Cili lloj robërish është më me vlerë për t'u liruar? - “Ai që është më i shtrenjti dhe më i çmuari për pronarët.” - Po nëse nuk mund ta bëj këtë? - “Atëherë ndihmo një zejtar ose një të pazanat.” - Po nëse nuk mund ta bëj as këtë? - “I kursen njerëzit nga sherri yt, sepse kjo është sadaka që e bën për veten”, - më tha Pejgamberi ﷺ.”

Arabisht

حَدَّثَنَا عُبَيْدُ اللَّهِ بْنُ مُوسَى، عَنْ هِشَامِ بْنِ عُرْوَةَ، عَنْ أَبِيهِ، عَنْ أَبِي مُرَاوِحٍ، عَنْ أَبِي ذَرٍّ - رضى الله عنه - قَالَ: سَأَلْتُ النَّبِيَّ ﷺ. أَىُّ الْعَمَلِ أَفْضَلُ؟ قَالَ: "إِيمَانٌ بِاللَّهِ، وَجِهَادٌ فِي سَبِيلِهِ". قُلْتُ: فَأَىُّ الرِّقَابِ أَفْضَلُ؟ قَالَ: "أَغْلاَهَا ثَمَنًا، وَأَنْفَسُهَا عِنْدَ أَهْلِهَا". قُلْتُ: فَإِنْ لَمْ أَفْعَلْ؟ قَالَ: "تُعِينُ صَانِعًا أَوْ تَصْنَعُ لأَخْرَقَ". قَالَ: فَإِنْ لَمْ أَفْعَلْ؟ قَالَ: "تَدَعُ النَّاسَ مِنَ الشَّرِّ، فَإِنَّهَا صَدَقَةٌ تَصَدَّقُ بِهَا عَلَى نَفْسِكَ".

json · faqja e plotë


Versioni i thjeshtë për indeksim nga AI. Faqja e plotë: https://hadithet.com/buhariu/2518