Ahmed ibn Mikdami na ka thënë: Na ka treguar Fudajl ibn Sulejmani, e këtij i ka treguar Musa ibn Ukbe se Nafiu tregon se, kur Ibn Omeri (Allahu qoftë i kënaqur me të!) pyetej rreth robit a robëreshës që ishte në pronësi të disa ortakëve dhe ndodhte që njëri prej tyre ta lironte hisen që i takonte te robi, përgjigjej: “Prej tij kërkohet që ta lirojë robin tërësisht, për sa kohë që posedon pasuri të mjaftueshme për t'ua paguar ortakëve hiset e tyre, pastaj robi lihet i lirë.” Këtë përgjigje Ibn Omeri e transmetonte prej Pejgamberit ﷺ. Këtë e transmetojnë Lejthiu, Ibn Ebu Dhibi, Ibn Is'haku, Xhuvejriu, Jahja ibn Seidi dhe Ismail ibn Umeje nga Nafiu, e ky nga Ibn Omeri, e ky nga Pejgamberi ﷺ, shkurtimisht.
حَدَّثَنَا أَحْمَدُ بْنُ مِقْدَامٍ: حَدَّثَنَا الْفُضَيْلُ بْنُ سُلَيْمَانَ: حَدَّثَنَا مُوسَى بْنُ عُقْبَةَ: أَخْبَرَنِي نَافِعٌ، عَنِ ابْنِ عُمَرَ - رضى الله عنهما -: أَنَّهُ كَانَ يُفْتِي فِي الْعَبْدِ أَوِ الأَمَةِ يَكُونُ بَيْنَ شُرَكَاءَ، فَيُعْتِقُ أَحَدُهُمْ نَصِيبَهُ مِنْهُ، يَقُولُ: قَدْ وَجَبَ عَلَيْهِ عِتْقُهُ كُلِّهِ، إِذَا كَانَ لِلَّذِي أَعْتَقَ مِنَ الْمَالِ مَا يَبْلُغُ، يُقَوَّمُ مِنْ مَالِهِ قِيمَةَ الْعَدْلِ، وَيُدْفَعُ إِلَى الشُّرَكَاءِ أَنْصِبَاؤُهُمْ، وَيُخَلَّى سَبِيلُ الْمُعْتَقِ. يُخْبِرُ ذَلِكَ ابْنُ عُمَرَ عَنِ النَّبِيِّ ﷺ. وَرَوَاهُ اللَّيْثُ وَابْنُ أَبِي ذِئْبٍ وَابْنُ إِسْحَاقَ وَجُوَيْرِيَةُ وَيَحْيَى بْنُ سَعِيدٍ وَإِسْمَاعِيلُ بْنُ أُمَيَّةَ عَنْ نَافِعٍ عَنِ ابْنِ عُمَرَ - رضى الله عنهما - عَنِ النَّبِيِّ ﷺ مُخْتَصَرًا.