Musededi na ka thënë: Na ka treguar Jezid ibn Zureji, e këtij i ka treguar Seidi, e ky nga Katadja, e ky nga Nadër ibn Enesi, e ky nga Beshir ibn Nehiku se Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se Pejgamberi ﷺ ka thënë: “Ai që e liron hisen, - ose ka thënë: pjesën, - që i takon te një rob, duhet ta lirojë tërësisht, për sa kohë që posedon pasuri të mjaftueshme, përndryshe robi konsiderohet i liruar pjesërisht, andaj prej tij kërkohet që të punojë, pa e munduar tej mase (në mënyrë që ta lirojë veten plotësisht) .” (Këtë transmetim nga) Seidi e ka fuqizuar Haxhaxh ibn Haxhaxhi, Ebani dhe Musa ibn Halefi nga Katadja, ndërsa Shuëbe e ka transmetuar shkurtimisht.
وَحَدَّثَنَا مُسَدَّدٌ: حَدَّثَنَا يَزِيدُ بْنُ زُرَيْعٍ: حَدَّثَنَا سَعِيدٌ، عَنْ قَتَادَةَ، عَنِ النَّضْرِ بْنِ أَنَسٍ، عَنْ بَشِيرِ بْنِ نَهِيكٍ، عَنْ أَبِي هُرَيْرَةَ - رضى الله عنه -: أَنَّ النَّبِيَّ ﷺ قَالَ: "مَنْ أَعْتَقَ نَصِيبًا - أَوْ شَقِيصًا - فِي مَمْلُوكٍ، فَخَلاَصُهُ عَلَيْهِ فِي مَالِهِ إِنْ كَانَ لَهُ مَالٌ، وَإِلاَّ قُوِّمَ عَلَيْهِ، فَاسْتُسْعِيَ بِهِ غَيْرَ مَشْقُوقٍ عَلَيْهِ". تَابَعَهُ حَجَّاجُ بْنُ حَجَّاجٍ وَأَبَانُ وَمُوسَى بْنُ خَلَفٍ عَنْ قَتَادَةَ. اخْتَصَرَهُ شُعْبَةُ.