Sahihu i Buhariut — Hadithi 2530

Lirimi i robërve · Transmetuesi: Ebu Hurejra

Shqip

Muhamed ibn Abdullah ibn Numejri na ka treguar nga Muhamed ibn Bishri, e ky nga Ismaili, e ky nga Kajsi se Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se, kur erdhi në Medinë me qëllim që ta pranojë Islamin, me vete kishte një rob, me të cilin gjatë rrugës ishin ndarë nga njëri-tjetri. Më vonë, teksa Ebu Hurejra po rrinte me Pejgamberin ﷺ, ai (robi) arriti në Medinë, andaj Pejgamberi ﷺ i tha: - “O Ebu Hurejre, ja, erdhi robi yt!” - Sa më përket mua, të kam ty dëshmitar se po e liroj, - ia ktheu Ebu Hurejra. Atëherë Ebu Hurejra thoshte: "Ah, sa natë e gjatë dhe e mundimshme, Por më shpëtoi nga vendi i mosbesimit.”

Arabisht

حَدَّثَنَا مُحَمَّدُ بْنُ عَبْدِ اللَّهِ بْنِ نُمَيْرٍ، عَنْ مُحَمَّدِ بْنِ بِشْرٍ، عَنْ إِسْمَاعِيلَ، عَنْ قَيْسٍ، عَنْ أَبِي هُرَيْرَةَ - رضى الله عنه -: أَنَّهُ لَمَّا أَقْبَلَ يُرِيدُ الإِسْلاَمَ وَمَعَهُ غُلاَمُهُ، ضَلَّ كُلُّ وَاحِدٍ مِنْهُمَا مِنْ صَاحِبِهِ، فَأَقْبَلَ بَعْدَ ذَلِكَ وَأَبُو هُرَيْرَةَ جَالِسٌ مَعَ النَّبِيِّ ﷺ فَقَالَ النَّبِيُّ ﷺ: "يَا أَبَا هُرَيْرَةَ، هَذَا غُلاَمُكَ قَدْ أَتَاكَ". فَقَالَ: أَمَا إِنِّي أُشْهِدُكَ أَنَّهُ حُرٌّ. قَالَ: فَهُوَ حِينَ يَقُولُ: يَا لَيْلَةً مِنْ طُولِهَا وَعَنَائِهَا، عَلَى أَنَّهَا مِنْ دَارَةِ الْكُفْرِ نَجَّتِ.

json · faqja e plotë


Versioni i thjeshtë për indeksim nga AI. Faqja e plotë: https://hadithet.com/buhariu/2530