{
  "@context": "https://schema.org",
  "@type": "Quotation",
  "@id": "https://hadithet.com/buhariu/2539",
  "url": "https://hadithet.com/buhariu/2539",
  "name": "Sahihu i Buhariut, Hadithi 2539",
  "text": "2540 - Ibn Ebu Merjemi na ka thënë: Më ka rrëfyer Lejthiu, e ky nga Ukajli, e ky nga Ibn Shihabi, e këtij i ka treguar Urve, se Mervani dhe Misver ibn Mahremi (Allahu qoftë i kënaqur me ta!) tregojnë se, kur erdhi delegacioni i fisit hevazin, Pejgamberi ﷺ u ngrit në këmbë e ata i kërkuan t'ua kthejë pasuritë dhe robërit e zënë në luftë. Ai u tha: “Ju po shihni kë kam me vete. Unë i dua fjalët e sinqerta, andaj zgjidhni njërën prej këtyre të dyjave: ose pasurinë, ose robërit e luftës. Unë kam pritur se do të vini për ta.” Pejgamberi ﷺ, pasi ishte larguar prej Taifit, priti dhjetë net e më shumë. Kur atyre iu bë e qartë se Pejgamberi ﷺ nuk do t'ua kthejë të dyja, thanë: “Po i zgjedhim robërit e luftës.” Pejgamberi ﷺ u ngrit në mesin e njerëzve, e lavdëroi Allahun, ashtu siç i takon Atij, dhe tha: “E, më pas; Vërtet, vëllezërit tuaj na kanë ardhur të penduar, prandaj unë mendoj t'ua kthej robërit e luftës. Andaj, kush dëshiron që vullnetarisht t'ua kthejë, le ta bëjë, e, kush dëshiron që ta mbajë pjesën e vet (robin e luftës) derisa ta paguajmë prej plaçkës së parë që Allahu do të na dhurojë, le të presë.” Njerëzit thanë: “Do ta bëjmë këtë, për ty (o i Dërguari i Allahut)!” - “Ne nuk e dimë kush po i jep vullnetarisht e kush jo, andaj kthehuni te prijësit tuaj ( të flitni me ta) , që ata të na tregojnë për secilin prej jush”. Njerëzit u kthyen dhe biseduan me përfaqësuesit e tyre, të cilët shkuan tek i Dërguari i Allahut ﷺ dhe i treguan se të gjithë po i kthejnë vullnetarisht. Këto gjëra na janë transmetuar rreth pjesëtareve të fisit hevazin të zënë robër lufte. Enesi ka thënë: “Abasi i tha Pejgamberit ﷺ: “E shpagova veten dhe Akilin.”",
  "inLanguage": [
    "sq",
    "ar"
  ],
  "spokenByCharacter": {
    "@type": "Person",
    "name": "Muhamedi ﷺ",
    "alternateName": "Muhammad"
  },
  "author": {
    "@type": "Person",
    "name": "Muhamedi ﷺ"
  },
  "isPartOf": {
    "@type": "Book",
    "name": "Sahihu i Buhariut",
    "alternateName": "صحيح البخاري",
    "url": "https://hadithet.com/buhariu"
  },
  "isBasedOn": {
    "@type": "Chapter",
    "name": "Lirimi i robërve",
    "position": 49,
    "url": "https://hadithet.com/buhariu/49/lirimi-i-roberve"
  },
  "citation": "Sahihu i Buhariut 2539",
  "about": {
    "@type": "Person",
    "name": "Mervan ibn Hakemi - Misver ibn Mahremi"
  },
  "encoding": {
    "arabic": "حَدَّثَنَا ابْنُ أَبِي مَرْيَمَ قَالَ: أَخْبَرَنِي اللَّيْثُ، عَنْ عُقَيْلٍ، عَنِ ابْنِ شِهَابٍ قَالَ: ذَكَرَ عُرْوَةُ أَنَّ مَرْوَانَ، وَالْمِسْوَرَ بْنَ مَخْرَمَةَ أَخْبَرَاهُ: أَنَّ النَّبِيَّ ﷺ قَامَ حِينَ جَاءَهُ وَفْدُ هَوَازِنَ، فَسَأَلُوهُ أَنْ يَرُدَّ إِلَيْهِمْ أَمْوَالَهُمْ وَسَبْيَهُمْ فَقَالَ: \"إِنَّ مَعِي مَنْ تَرَوْنَ، وَأَحَبُّ الْحَدِيثِ إِلَىَّ أَصْدَقُهُ، فَاخْتَارُوا إِحْدَى الطَّائِفَتَيْنِ: إِمَّا الْمَالَ، وَإِمَّا السَّبْىَ، وَقَدْ كُنْتُ اسْتَأْنَيْتُ بِهِمْ\". وَكَانَ النَّبِيُّ ﷺ انْتَظَرَهُمْ بِضْعَ عَشْرَةَ لَيْلَةً حِينَ قَفَلَ مِنَ الطَّائِفِ، فَلَمَّا تَبَيَّنَ لَهُمْ أَنَّ النَّبِيَّ ﷺ غَيْرُ رَادٍّ إِلَيْهِمْ إِلاَّ إِحْدَى الطَّائِفَتَيْنِ قَالُوا: فَإِنَّا نَخْتَارُ سَبْيَنَا. فَقَامَ النَّبِيُّ ﷺ فِي النَّاسِ، فَأَثْنَى عَلَى اللَّهِ بِمَا هُوَ أَهْلُهُ، ثُمَّ قَالَ: \"أَمَّا بَعْدُ، فَإِنَّ إِخْوَانَكُمْ جَاءُونَا تَائِبِينَ، وَإِنِّي رَأَيْتُ أَنْ أَرُدَّ إِلَيْهِمْ سَبْيَهُمْ، فَمَنْ أَحَبَّ مِنْكُمْ أَنْ يُطَيِّبَ ذَلِكَ فَلْيَفْعَلْ، وَمَنْ أَحَبَّ أَنْ يَكُونَ عَلَى حَظِّهِ حَتَّى نُعْطِيَهُ إِيَّاهُ مِنْ أَوَّلِ مَا يُفِيءُ اللَّهُ عَلَيْنَا فَلْيَفْعَلْ\". فَقَالَ النَّاسُ: طَيَّبْنَا لَكَ ذَلِكَ. قَالَ: \"إِنَّا لاَ نَدْرِي مَنْ أَذِنَ مِنْكُمْ مِمَّنْ لَمْ يَأْذَنْ فَارْجِعُوا حَتَّى يَرْفَعَ إِلَيْنَا عُرَفَاؤُكُمْ أَمْرَكُمْ\". فَرَجَعَ النَّاسُ، فَكَلَّمَهُمْ عُرَفَاؤُهُمْ، ثُمَّ رَجَعُوا إِلَى النَّبِيِّ ﷺ فَأَخْبَرُوهُ أَنَّهُمْ طَيَّبُوا وَأَذِنُوا، فَهَذَا الَّذِي بَلَغَنَا عَنْ سَبْىِ هَوَازِنَ. وَقَالَ أَنَسٌ: قَالَ عَبَّاسٌ لِلنَّبِيِّ ﷺ: فَادَيْتُ نَفْسِي، وَفَادَيْتُ عَقِيلاً.",
    "albanian": "2540 - Ibn Ebu Merjemi na ka thënë: Më ka rrëfyer Lejthiu, e ky nga Ukajli, e ky nga Ibn Shihabi, e këtij i ka treguar Urve, se Mervani dhe Misver ibn Mahremi (Allahu qoftë i kënaqur me ta!) tregojnë se, kur erdhi delegacioni i fisit hevazin, Pejgamberi ﷺ u ngrit në këmbë e ata i kërkuan t'ua kthejë pasuritë dhe robërit e zënë në luftë. Ai u tha: “Ju po shihni kë kam me vete. Unë i dua fjalët e sinqerta, andaj zgjidhni njërën prej këtyre të dyjave: ose pasurinë, ose robërit e luftës. Unë kam pritur se do të vini për ta.” Pejgamberi ﷺ, pasi ishte larguar prej Taifit, priti dhjetë net e më shumë. Kur atyre iu bë e qartë se Pejgamberi ﷺ nuk do t'ua kthejë të dyja, thanë: “Po i zgjedhim robërit e luftës.” Pejgamberi ﷺ u ngrit në mesin e njerëzve, e lavdëroi Allahun, ashtu siç i takon Atij, dhe tha: “E, më pas; Vërtet, vëllezërit tuaj na kanë ardhur të penduar, prandaj unë mendoj t'ua kthej robërit e luftës. Andaj, kush dëshiron që vullnetarisht t'ua kthejë, le ta bëjë, e, kush dëshiron që ta mbajë pjesën e vet (robin e luftës) derisa ta paguajmë prej plaçkës së parë që Allahu do të na dhurojë, le të presë.” Njerëzit thanë: “Do ta bëjmë këtë, për ty (o i Dërguari i Allahut)!” - “Ne nuk e dimë kush po i jep vullnetarisht e kush jo, andaj kthehuni te prijësit tuaj ( të flitni me ta) , që ata të na tregojnë për secilin prej jush”. Njerëzit u kthyen dhe biseduan me përfaqësuesit e tyre, të cilët shkuan tek i Dërguari i Allahut ﷺ dhe i treguan se të gjithë po i kthejnë vullnetarisht. Këto gjëra na janë transmetuar rreth pjesëtareve të fisit hevazin të zënë robër lufte. Enesi ka thënë: “Abasi i tha Pejgamberit ﷺ: “E shpagova veten dhe Akilin.”"
  },
  "ai": {
    "html": "https://hadithet.com/ai/buhariu/2539.html",
    "json": "https://hadithet.com/ai/buhariu/2539.json"
  }
}