Sahihu i Buhariut — Hadithi 2561

Lirimi i skllevërve me kontratë · Transmetuesi: Aishe bint Ebu Bekri

Shqip

Kutejbe na ka thënë: Na ka treguar Lejthiu, e ky nga Ibn Shihabi, e ky nga Urve se Aishja (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se Berira i vajti t'i kërkojë ndihmë rreth pagesës së lirimit të saj, gjë që, deri atëherë, nuk kishte arritur të paguante asgjë. Aishja i tha: “Shko te pronarët e tu dhe thuaju se, nëse dëshirojnë t'ua bëj tërë pagesën njëherësh, me kusht që merita e çrobërimit tënd të më takojë mua, do ta bëj. Mirëpo, kur Berira ua paraqiti këtë ofertë, ata refuzuan dhe thanë: “Nëse ajo do që ta kryejë pagesën për ty, le ta bëjë, por merita e çrobërimit tënd të na takojë neve.” Aishja ia përmendi këtë gjë të Dërguarit të Allahut ﷺ, i cili i tha: “Blije dhe liroje, sepse merita e çrobërimit i takon atij që e liron robin.” Pastaj i Dërguari i Allahut ﷺ u ngrit dhe ligjëroi: “Ç'është puna e disa njerëzve që vënë kushte që nuk përkojnë me Librin e Allahut? Atij që kushtëzon diç që nuk përkon me Librin e Allahut, nuk i pranohet, edhe në qofshin njëqind kushte. Dispozitat e Allahut janë më parësore që të respektohen dhe të përmbushen.”

Arabisht

حَدَّثَنَا قُتَيْبَةُ: حَدَّثَنَا اللَّيْثُ، عَنِ ابْنِ شِهَابٍ، عَنْ عُرْوَةَ: أَنَّ عَائِشَةَ - رضى الله عنها - أَخْبَرَتْهُ: أَنَّ بَرِيرَةَ جَاءَتْ تَسْتَعِينُهَا فِي كِتَابَتِهَا، وَلَمْ تَكُنْ قَضَتْ مِنْ كِتَابَتِهَا شَيْئًا، قَالَتْ لَهَا عَائِشَةُ: ارْجِعِي إِلَى أَهْلِكِ، فَإِنْ أَحَبُّوا أَنْ أَقْضِيَ عَنْكِ كِتَابَتَكِ، وَيَكُونَ وَلاَؤُكِ لِي فَعَلْتُ. فَذَكَرَتْ ذَلِكَ بَرِيرَةُ لأَهْلِهَا فَأَبَوْا وَقَالُوا: إِنْ شَاءَتْ أَنْ تَحْتَسِبَ عَلَيْكِ فَلْتَفْعَلْ، وَيَكُونَ وَلاَؤُكِ لَنَا، فَذَكَرَتْ ذَلِكَ لِرَسُولِ اللَّهِ ﷺ فَقَالَ لَهَا رَسُولُ اللَّهِ ﷺ: "ابْتَاعِي فَأَعْتِقِي، فَإِنَّمَا الْوَلاَءُ لِمَنْ أَعْتَقَ". قَالَ: ثُمَّ قَامَ رَسُولُ اللَّهِ ﷺ فَقَالَ: "مَا بَالُ أُنَاسٍ يَشْتَرِطُونَ شُرُوطًا لَيْسَتْ فِي كِتَابِ اللَّهِ؟ مَنِ اشْتَرَطَ شَرْطًا لَيْسَ فِي كِتَابِ اللَّهِ فَلَيْسَ لَهُ، وَإِنْ شَرَطَ مِائَةَ مَرَّةٍ، شَرْطُ اللَّهِ أَحَقُّ وَأَوْثَقُ".

json · faqja e plotë


Versioni i thjeshtë për indeksim nga AI. Faqja e plotë: https://hadithet.com/buhariu/2561