Ubejd ibn Ismaili na ka thënë: Na ka treguar Ebu Usame, e ky nga Hishami, e ky nga babai i tij se Aishja (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Berira erdhi dhe më tha: - Me pronarët e mi kam lidhur kontratë që të më lirojnë: t'ua paguaj nëntë okë argjend, për çdo vit nga një. Vallë mund të më ndihmosh? - Nëse pronarët e tu dëshirojnë që unë t'ua paguaj të tërën njëherësh dhe të të liroj ty, do ta bëja, dhe, kësisoj, merita e çrobërimit tënd të më takojë mua, - i tha Aishja. Kështu, ajo shkoi te pronarët, por ata refuzuan, pastaj tha: “Unë ua paraqita ofertën, por ata refuzuan, përveç nëse merita e çrobërimit tim u mbetet atyre.” I Dërguari i Allahut ﷺ e dëgjoi këtë dhe më pyeti e unë i tregova, e në atë rast më tha: “Blije e liroje dhe kushtëzojua meritën e çrobërimit të saj, sepse merita e çrobërimit i takon atij që e liron robin.” Pastaj i Dërguari i Allahut ﷺ u ngrit ndër njerëz, e falënderoi dhe e lavdëroi Allahun, pastaj tha: “E, më pas; Ç'është puna e disa njerëzve që vënë kushte që nuk përkojnë me Librin e Allahut? Çdo kusht që nuk përkon me Librin e Allahut, është i kotë, edhe në qofshin njëqind kushte. Dispozitat e Allahut janë më parësore që të respektohen dhe kushtet e Tij janë më parësore që të përmbushen. Ç'është puna e disave që thonë: “O filan, liroje ti, por merita e çrobërimit të më takojë mua?” (Dijeni se) merita e çrobërimit i takon atij që e liron robin.”
حَدَّثَنَا عُبَيْدُ بْنُ إِسْمَاعِيلَ: حَدَّثَنَا أَبُو أُسَامَةَ، عَنْ هِشَامٍ، عَنْ أَبِيهِ، عَنْ عَائِشَةَ - رضى الله عنها - قَالَتْ: جَاءَتْ بَرِيرَةُ فَقَالَتْ: إِنِّي كَاتَبْتُ أَهْلِي عَلَى تِسْعِ أَوَاقٍ، فِي كُلِّ عَامٍ وَقِيَّةٌ، فَأَعِينِينِي. فَقَالَتْ عَائِشَةُ: إِنْ أَحَبَّ أَهْلُكِ أَنْ أَعُدَّهَا لَهُمْ عَدَّةً وَاحِدَةً، وَأُعْتِقَكِ فَعَلْتُ، وَيَكُونَ وَلاَؤُكِ لِي. فَذَهَبَتْ إِلَى أَهْلِهَا، فَأَبَوْا ذَلِكَ عَلَيْهَا، فَقَالَتْ: إِنِّي قَدْ عَرَضْتُ ذَلِكَ عَلَيْهِمْ، فَأَبَوْا إِلاَّ أَنْ يَكُونَ الْوَلاَءُ لَهُمْ. فَسَمِعَ بِذَلِكَ رَسُولُ اللَّهِ ﷺ فَسَأَلَنِي فَأَخْبَرْتُهُ، فَقَالَ: "خُذِيهَا، فَأَعْتِقِيهَا، وَاشْتَرِطِي لَهُمُ الْوَلاَءَ، فَإِنَّمَا الْوَلاَءُ لِمَنْ أَعْتَقَ". قَالَتْ عَائِشَةُ: فَقَامَ رَسُولُ اللَّهِ ﷺ فِي النَّاسِ، فَحَمِدَ اللَّهَ، وَأَثْنَى عَلَيْهِ، ثُمَّ قَالَ: "أَمَّا بَعْدُ، فَمَا بَالُ رِجَالٍ مِنْكُمْ يَشْتَرِطُونَ شُرُوطًا لَيْسَتْ فِي كِتَابِ اللَّهِ؟ فَأَيُّمَا شَرْطٍ كَانَ لَيْسَ فِي كِتَابِ اللَّهِ فَهْوَ بَاطِلٌ، وَإِنْ كَانَ مِائَةَ شَرْطٍ، فَقَضَاءُ اللَّهِ أَحَقُّ، وَشَرْطُ اللَّهِ أَوْثَقُ، مَا بَالُ رِجَالٍ يَقُولُ أَحَدُهُمْ: أَعْتِقْ يَا فُلاَنُ وَلِيَ الْوَلاَءُ إِنَّمَا الْوَلاَءُ لِمَنْ أَعْتَقَ".