Sahihu i Buhariut — Hadithi 2567

Dhurata, vlera e saj dhe nxitja për dhurim · Transmetuesi: Aishe bint Ebu Bekri

Shqip

Abdulaziz ibn Abdullah Uvejsi na ka thënë: Na ka treguar Ibn Ebu Hazimi, e ky nga babai i tij, e ky nga Jezid ibn Rumani se Urve tregon se Aishja (Allahu qoftë i kënaqur me të!) i ka thënë: “O biri i motrës sime! Kishte raste kur e shihnim hënën e re, pastaj tjetrën, e edhe të tretën, pra, për dy muaj rresht, ndërkohë në shtëpitë e të Dërguarit të Allahut ﷺ nuk ndizej zjarri.” - Oj teze, po si mbijetonit? - Me dy ushqime: me hurma dhe ujë, përveç kur disa ensarë fqinjë të të Dërguarit të Allahut ﷺ, që posedonin bagëti, herë pas here i dhuronin të Dërguarit të Allahut ﷺ qumësht, të cilin na jepte për ta pirë.”

Arabisht

حَدَّثَنَا عَبْدُ الْعَزِيزِ بْنُ عَبْدِ اللَّهِ الأُوَيْسِيُّ: حَدَّثَنَا ابْنُ أَبِي حَازِمٍ، عَنْ أَبِيهِ، عَنْ يَزِيدَ بْنِ رُومَانَ، عَنْ عُرْوَةَ، عَنْ عَائِشَةَ - رضى الله عنها -: أَنَّهَا قَالَتْ لِعُرْوَةَ: ابْنَ أُخْتِي إِنْ كُنَّا لَنَنْظُرُ إِلَى الْهِلاَلِ ثُمَّ الْهِلاَلِ ثَلاَثَةَ أَهِلَّةٍ فِي شَهْرَيْنِ، وَمَا أُوقِدَتْ فِي أَبْيَاتِ رَسُولِ اللَّهِ ﷺ نَارٌ. فَقُلْتُ: يَا خَالَةُ مَا كَانَ يُعِيشُكُمْ. قَالَتِ: الأَسْوَدَانِ: التَّمْرُ وَالْمَاءُ، إِلاَّ أَنَّهُ قَدْ كَانَ لِرَسُولِ اللَّهِ ﷺ جِيرَانٌ مِنَ الأَنْصَارِ كَانَتْ لَهُمْ مَنَائِحُ، وَكَانُوا يَمْنَحُونَ رَسُولَ اللَّهِ ﷺ مِنْ أَلْبَانِهِمْ، فَيَسْقِينَا.

json · faqja e plotë


Versioni i thjeshtë për indeksim nga AI. Faqja e plotë: https://hadithet.com/buhariu/2567