Abdulaziz ibn Abdullahu na ka thënë: Më ka treguar Muhamed ibn Xhaferi, e ky nga Ebu Hazimi, e ky nga Abdullah ibn Ebu Katade Selemiu se Ebu Katade Selemiu (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Një ditë, teksa po rrija me disa shokë të të Dërguarit të Allahut ﷺ, në një vend diku përgjatë rrugës për Mekë, ndërsa i Dërguari i Allahut ﷺ ishte ndalur diku para nesh dhe të gjithë ishin në ihram, përveç meje, shoqëruesit e mi e panë një zebër, ndërsa unë isha i zënë duke rregulluar një opingë timen. Ata nuk më lajmëruan (për zebrën), edhe pse, në vete, donin që unë ta shihja. Papritmas, kur shikova tutje, e pashë zebrën. U ngrita, e shalova kalin dhe i hipa, por harrova ta marr kamxhikun dhe shtizën, andaj u thashë: - Ma afroni kamxhikun dhe shtizën! - Jo, për Allahun, nuk do të të ndihmojmë me asgjë në lidhje me të! - më thanë ata. Kështu, u zemërova dhe zbrita për t'i marrë vetë. Sërish i hipa kalit dhe e ndoqa zebrën derisa e qëllova me shtizë. Zebrën e vrarë ua çova shokëve, të cilët (pasi e përgatitën) filluan të hanë. Por, më pas, meqë ishin në ihramë, filluan të dyshojnë në ngrënien e mishit të saj. Ndërkohë, unë kisha fshehur një copë mishi nga këmba e përparme e zebrës dhe kështu u nisëm për ta arritur të Dërguarin e Allahut ﷺ e për ta pyetur rreth ngrënies së zebrës. Ai tha: - “Ju ka mbetur diç prej mishit të saj?” - Po, - i thashë dhe ia dhashë pjesën që e kisha ruajtur, të cilën Pejgamberi ﷺ e hëngri të tërën, edhe pse ishte në ihram. Këtë ma ka treguar Zejd ibn Eslemi nga Ata ibn Jesari, e ky nga Ebu Katadja, e ky nga Pejgamberi ﷺ.
حَدَّثَنَا عَبْدُ الْعَزِيزِ بْنُ عَبْدِ اللَّهِ قَالَ: حَدَّثَنِي مُحَمَّدُ بْنُ جَعْفَرٍ، عَنْ أَبِي حَازِمٍ، عَنْ عَبْدِ اللَّهِ بْنِ أَبِي قَتَادَةَ السَّلَمِيِّ، عَنْ أَبِيهِ - رضى الله عنه - قَالَ: كُنْتُ يَوْمًا جَالِسًا مَعَ رِجَالٍ مِنْ أَصْحَابِ النَّبِيِّ ﷺ فِي مَنْزِلٍ فِي طَرِيقِ مَكَّةَ وَرَسُولُ اللَّهِ ﷺ نَازِلٌ أَمَامَنَا وَالْقَوْمُ مُحْرِمُونَ، وَأَنَا غَيْرُ مُحْرِمٍ، فَأَبْصَرُوا حِمَارًا وَحْشِيًّا، وَأَنَا مَشْغُولٌ أَخْصِفُ نَعْلِي، فَلَمْ يُؤْذِنُونِي بِهِ، وَأَحَبُّوا لَوْ أَنِّي أَبْصَرْتُهُ، وَالْتَفَتُّ فَأَبْصَرْتُهُ، فَقُمْتُ إِلَى الْفَرَسِ فَأَسْرَجْتُهُ ثُمَّ رَكِبْتُ وَنَسِيتُ السَّوْطَ وَالرُّمْحَ فَقُلْتُ لَهُمْ: نَاوِلُونِي السَّوْطَ وَالرُّمْحَ. فَقَالُوا: لاَ وَاللَّهِ، لاَ نُعِينُكَ عَلَيْهِ بِشَىْءٍ. فَغَضِبْتُ فَنَزَلْتُ فَأَخَذْتُهُمَا، ثُمَّ رَكِبْتُ، فَشَدَدْتُ عَلَى الْحِمَارِ فَعَقَرْتُهُ، ثُمَّ جِئْتُ بِهِ وَقَدْ مَاتَ، فَوَقَعُوا فِيهِ يَأْكُلُونَهُ، ثُمَّ إِنَّهُمْ شَكُّوا فِي أَكْلِهِمْ إِيَّاهُ، وَهُمْ حُرُمٌ، فَرُحْنَا وَخَبَأْتُ الْعَضُدَ مَعِي، فَأَدْرَكْنَا رَسُولَ اللَّهِ ﷺ فَسَأَلْنَاهُ عَنْ ذَلِكَ فَقَالَ: "مَعَكُمْ مِنْهُ شَىْءٌ؟" فَقُلْتُ: نَعَمْ. فَنَاوَلْتُهُ الْعَضُدَ فَأَكَلَهَا، حَتَّى نَفَّدَهَا وَهُوَ مُحْرِمٌ. فَحَدَّثَنِي بِهِ زَيْدُ بْنُ أَسْلَمَ عَنْ عَطَاءِ بْنِ يَسَارٍ عَنْ أَبِي قَتَادَةَ عَنْ النَّبِيِّ ﷺ.