Halid ibn Mahledi na ka thënë: Na ka treguar Sulejman ibn Bilali, e këtij i ka treguar Abdullah ibn Abdurrahman Ebu Tuvale se Enesi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “I Dërguari i Allahut ﷺ erdhi në shtëpinë tonë dhe kërkoi diç për të pirë. Ne molëm një dele, pastaj qumështin e përzjeva me pak ujë nga pusi ynë dhe ia dhashë Pejgamberit ﷺ. Ebu Bekri ndodhej në të majtë të tij, Omeri përballë, ndërsa në të djathtë një beduin. Pasi Pejgamberi ﷺ piu, Omeri i tha: “Këtej është Ebu Bekri!” Por, Pejgamberi ﷺ ia dha enën beduinit për të pirë dhe tha: “Nga e djathta në të djathtë! Jepini përparësi së djathtës.” Pastaj Enesi tha tri herë: “Kjo është sunet, kjo është sunet.”
حَدَّثَنَا خَالِدُ بْنُ مَخْلَدٍ: حَدَّثَنَا سُلَيْمَانُ بْنُ بِلاَلٍ: حَدَّثَنِي أَبُو طُوَالَةَ - اسْمُهُ عَبْدُ اللَّهِ بْنُ عَبْدِ الرَّحْمَنِ - قَالَ: سَمِعْتُ أَنَسًا - رضى الله عنه - يَقُولُ: أَتَانَا رَسُولُ اللَّهِ ﷺ فِي دَارِنَا هَذِهِ، فَاسْتَسْقَى، فَحَلَبْنَا لَهُ شَاةً لَنَا، ثُمَّ شُبْتُهُ مِنْ مَاءِ بِئْرِنَا هَذِهِ، فَأَعْطَيْتُهُ وَأَبُو بَكْرٍ عَنْ يَسَارِهِ، وَعُمَرُ تُجَاهَهُ وَأَعْرَابِيٌّ عَنْ يَمِينِهِ فَلَمَّا فَرَغَ قَالَ عُمَرُ: هَذَا أَبُو بَكْرٍ. فَأَعْطَى الأَعْرَابِيَّ، ثُمَّ قَالَ: "الأَيْمَنُونَ، الأَيْمَنُونَ، أَلاَ فَيَمِّنُوا". قَالَ أَنَسٌ: فَهْىَ سُنَّةٌ فَهْىَ سُنَّةٌ. ثَلاَثَ مَرَّاتٍ.