Sahihu i Buhariut — Hadithi 2573

Dhurata, vlera e saj dhe nxitja për dhurim · Transmetuesi: Sab ibn Xhethame Lejthiu

Shqip

Ismaili na ka thënë: Më ka treguar Maliku, e ky nga Ibn Shihabi, e ky nga Ubejdullah ibn Abdullah ibn Utbe ibn Mesudi, e ky nga Abdullah ibn Abasi se Sab ibn Xhethame (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se, teksa ishte në Ebva, - ose ka thënë: Vedan, - të Dërguarit të Allahut ﷺ i dhuroi një zebër, por ai ia refuzoi. Mirëpo, kur ia vërejti hidhërimin në fytyrë, i tha: “Nuk ta refuzuam për diç tjetër, por vetëm pse jemi në ihramë.”

Arabisht

حَدَّثَنَا إِسْمَاعِيلُ قَالَ: حَدَّثَنِي مَالِكٌ، عَنِ ابْنِ شِهَابٍ، عَنْ عُبَيْدِ اللَّهِ بْنِ عَبْدِ اللَّهِ بْنِ عُتْبَةَ بْنِ مَسْعُودٍ، عَنْ عَبْدِ اللَّهِ بْنِ عَبَّاسٍ، عَنِ الصَّعْبِ بْنِ جَثَّامَةَ - رضى الله عنهم -: أَنَّهُ أَهْدَى لِرَسُولِ اللَّهِ ﷺ حِمَارًا وَحْشِيًّا وَهُوَ بِالأَبْوَاءِ أَوْ بِوَدَّانَ فَرَدَّ عَلَيْهِ، فَلَمَّا رَأَى مَا فِي وَجْهِهِ قَالَ: "أَمَا إِنَّا لَمْ نَرُدَّهُ عَلَيْكَ إِلاَّ أَنَّا حُرُمٌ".

json · faqja e plotë


Versioni i thjeshtë për indeksim nga AI. Faqja e plotë: https://hadithet.com/buhariu/2573