Sahihu i Buhariut — Hadithi 2578

Dhurata, vlera e saj dhe nxitja për dhurim · Transmetuesi: Aishe bint Ebu Bekri

Shqip

Muhamed ibn Beshari na ka thënë: Na ka treguar Gunderi, e këtij i ka treguar Shuëbe, e ky e ka dëgjuar Abdurrahman ibn Kasimin, e ky nga Kasimi se Aishja (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se donte ta blinte Berirën, por pronarët e saj kushtëzonin përkatësinë e saj. Kur këtë gjë ia përmendën Pejgamberit ﷺ, tha: “Blije dhe liroje, sepse merita e çrobërimit i takon atij që e liron robin.” Më pas, Berira i dhuroi Aishes mish. Pejgamberi ﷺ pyeti: - “Ç'është kjo?” - I është dhënë sadaka Berirës, - i tha Aishja. - “Për të është sadaka, kurse për ne është dhuratë”, - ia ktheu Pejgamberi ﷺ. Berirës i ishte dhënë e drejta për të zgjedhur nëse donte të vazhdonte të jetonte ose jo nën kurorë me burrin e vet. Abdurrahman ibn Kasimi thotë: “Burri i saj ka qenë i lirë ose rob.” Shuëbe thotë: “E kam pyetur Abdurrahmanin për burrin e Berirës, e ai më ka thënë: “Nuk di nëse ka qenë i lirë apo rob.”

Arabisht

حَدَّثَنَا مُحَمَّدُ بْنُ بَشَّارٍ: حَدَّثَنَا غُنْدَرٌ: حَدَّثَنَا شُعْبَةُ، عَنْ عَبْدِ الرَّحْمَنِ بْنِ الْقَاسِمِ قَالَ: سَمِعْتُهُ مِنْهُ، عَنِ الْقَاسِمِ، عَنْ عَائِشَةَ - رضى الله عنها -: أَنَّهَا أَرَادَتْ أَنْ تَشْتَرِيَ بَرِيرَةَ، وَأَنَّهُمُ اشْتَرَطُوا وَلاَءَهَا، فَذُكِرَ لِلنَّبِيِّ ﷺ فَقَالَ النَّبِيُّ ﷺ: "اشْتَرِيهَا فَأَعْتِقِيهَا، فَإِنَّمَا الْوَلاَءُ لِمَنْ أَعْتَقَ". وَأُهْدِيَ لَهَا لَحْمٌ، فَقَالَ النَّبِيُّ ﷺ: " مَا هَذَا؟" قُلْتُ: تُصُدِّقَ عَلَى بَرِيرَةَ. فَقَالَ النَّبِيُّ ﷺ: "هُوَ لَهَا صَدَقَةٌ وَلَنَا هَدِيَّةٌ". وَخُيِّرَتْ بَرِيرَةُ. قَالَ عَبْدُ الرَّحْمَنِ: زَوْجُهَا حُرٌّ أَوْ عَبْدٌ. قَالَ شُعْبَةُ: سَأَلْتُ عَبْدَ الرَّحْمَنِ عَنْ زَوْجِهَا. قَالَ: لاَ أَدْرِي أَحُرٌّ أَمْ عَبْدٌ.

json · faqja e plotë


Versioni i thjeshtë për indeksim nga AI. Faqja e plotë: https://hadithet.com/buhariu/2578