Hamid ibn Omeri na ka thënë: Na ka treguar Ebu Avane, e ky nga Husajni, e ky nga Amiri se Numan ibn Beshiri (Allahu qoftë i kënaqur me të!), duke ligjëruar në minber, ka treguar: “Babai im më bëri një dhuratë, por Amra bint Revaha tha: “Nuk pranoj kështu pa dëshmuar edhe i Dërguari i Allahut ﷺ.” Andaj, ai shkoi tek i Dërguari i Allahut ﷺ dhe i tha: “Djalit tim, që e kam prej Amra bint Revahas, i kam dhuruar diçka, por ajo ma kërkoi dëshminë tënde për të, o i Dërguari i Allahut.” - “U ke dhënë edhe fëmijëve të tjerë diçka të tillë?” - pyeti Pejgamberi ﷺ. - Jo, - tha ai. - “Frikojuni Allahut dhe jini të drejtë ndaj fëmijëve tuaj!” - tha Pejgamberi ﷺ. Pasi u kthye, e rimori dhuratën që ma kishte dhënë.”
حَدَّثَنَا حَامِدُ بْنُ عُمَرَ: حَدَّثَنَا أَبُو عَوَانَةَ، عَنْ حُصَيْنٍ، عَنْ عَامِرٍ قَالَ: سَمِعْتُ النُّعْمَانَ بْنَ بَشِيرٍ - رضى الله عنهما - وَهُوَ عَلَى الْمِنْبَرِ يَقُولُ: أَعْطَانِي أَبِي عَطِيَّةً، فَقَالَتْ عَمْرَةُ بِنْتُ رَوَاحَةَ: لاَ أَرْضَى حَتَّى تُشْهِدَ رَسُولَ اللَّهِ ﷺ. فَأَتَى رَسُولَ اللَّهِ ﷺ فَقَالَ: إِنِّي أَعْطَيْتُ ابْنِي مِنْ عَمْرَةَ بِنْتِ رَوَاحَةَ عَطِيَّةً، فَأَمَرَتْنِي أَنْ أُشْهِدَكَ يَا رَسُولَ اللَّهِ. قَالَ: "أَعْطَيْتَ سَائِرَ وَلَدِكَ مِثْلَ هَذَا؟" قَالَ: لاَ. قَالَ: "فَاتَّقُوا اللَّهَ، وَاعْدِلُوا بَيْنَ أَوْلاَدِكُمْ". قَالَ: فَرَجَعَ فَرَدَّ عَطِيَّتَهُ.