Sahihu i Buhariut — Hadithi 260

Gusli · Transmetuesi: Mejmune bint Harithi

Shqip

Humejdiu na ka thënë: Na ka treguar Sufjani, e këtij i ka treguar Ameshi, e ky nga Salim ibn Ebu Xhadi, e ky nga Kurejbi, e ky nga Ibn Abasi se Mejmunia (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se Pejgamberi ﷺ u pastrua nga xhunubllëku duke larë organin gjenital me dorën e tij, pastaj përshkoi dorën për muri dhe sërish e lau me ujë. Mori abdes, siç merrte për namaz e, pasi e përfundoi guslin, i lau edhe këmbët.

Arabisht

حَدَّثَنَا الْحُمَيْدِيُّ قَالَ: حَدَّثَنَا سُفْيَانُ قَالَ: حَدَّثَنَا الأَعْمَشُ، عَنْ سَالِمِ بْنِ أَبِي الْجَعْدِ، عَنْ كُرَيْبٍ، عَنِ ابْنِ عَبَّاسٍ، عَنْ مَيْمُونَةَ، أَنَّ النَّبِيَّ ﷺ اغْتَسَلَ مِنَ الْجَنَابَةِ، فَغَسَلَ فَرْجَهُ بِيَدِهِ، ثُمَّ دَلَكَ بِهَا الْحَائِطَ ثُمَّ غَسَلَهَا، ثُمَّ تَوَضَّأَ وُضُوءَهُ لِلصَّلاَةِ، فَلَمَّا فَرَغَ مِنْ غُسْلِهِ غَسَلَ رِجْلَيْهِ‏.‏

json · faqja e plotë


Versioni i thjeshtë për indeksim nga AI. Faqja e plotë: https://hadithet.com/buhariu/260