{
  "@context": "https://schema.org",
  "@type": "Quotation",
  "@id": "https://hadithet.com/buhariu/2600",
  "url": "https://hadithet.com/buhariu/2600",
  "name": "Sahihu i Buhariut, Hadithi 2600",
  "text": "Muhamed ibn Mahbubi na ka thënë: Na ka treguar Abdulvahidi, e këtij i ka treguar Mameri, e ky nga Zuhriu, e ky nga Humejd ibn Abdurrahmani se Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Një burrë erdhi tek i Dërguari i Allahut ﷺ dhe i tha: “Jam shkatërruar!” - “Si ashtu, vallë?” - iu drejtua Pejgamberi ﷺ. - Kam bërë marrëdhënie intime me gruan, në Ramazan. - “Ke ndonjë rob?” - Jo. - “A mund të agjërosh dy muaj rresht?” - Jo. - “A mund t'i ushqesh gjashtëdhjetë të varfër?” - Jo. Atëherë, një burrë ensar, solli një shportë me hurma. Pejgamberi ﷺ i tha personit në fjalë: - “Merre këtë dhe shpërndaje lëmoshë ndër njerëz.” - Dikujt që është më i nevojshëm se ne, o i Dërguari i Allahut? Betohem në Atë, që të ka dërguar me të vërtetën, se në mes dy pllajave (të Medinës) s'ka familje më të varfër se ne. - “Shko ushqeje me të familjen tënde, pra” - i tha Pejgamberi ﷺ.”",
  "inLanguage": [
    "sq",
    "ar"
  ],
  "spokenByCharacter": {
    "@type": "Person",
    "name": "Muhamedi ﷺ",
    "alternateName": "Muhammad"
  },
  "author": {
    "@type": "Person",
    "name": "Muhamedi ﷺ"
  },
  "isPartOf": {
    "@type": "Book",
    "name": "Sahihu i Buhariut",
    "alternateName": "صحيح البخاري",
    "url": "https://hadithet.com/buhariu"
  },
  "isBasedOn": {
    "@type": "Chapter",
    "name": "Dhurata, vlera e saj dhe nxitja për dhurim",
    "position": 51,
    "url": "https://hadithet.com/buhariu/51/dhurata-vlera-e-saj-dhe-nxitja-per-dhurim"
  },
  "citation": "Sahihu i Buhariut 2600",
  "about": {
    "@type": "Person",
    "name": "Ebu Hurejra"
  },
  "encoding": {
    "arabic": "حَدَّثَنَا مُحَمَّدُ بْنُ مَحْبُوبٍ: حَدَّثَنَا عَبْدُ الْوَاحِدِ: حَدَّثَنَا مَعْمَرٌ، عَنِ الزُّهْرِيِّ، عَنْ حُمَيْدِ بْنِ عَبْدِ الرَّحْمَنِ، عَنْ أَبِي هُرَيْرَةَ - رضى الله عنه - قَالَ: جَاءَ رَجُلٌ إِلَى رَسُولِ اللَّهِ ﷺ فَقَالَ: هَلَكْتُ. فَقَالَ: \"وَمَا ذَاكَ؟\" قَالَ: وَقَعْتُ بِأَهْلِي فِي رَمَضَانَ. قَالَ: \"أَتَجِدُ رَقَبَةً؟\" قَالَ: لاَ. قَالَ: \"فَهَلْ تَسْتَطِيعُ أَنْ تَصُومَ شَهْرَيْنِ مُتَتَابِعَيْنِ؟\" قَالَ: لاَ. قَالَ: \"فَتَسْتَطِيعُ أَنْ تُطْعِمَ سِتِّينَ مِسْكِينًا؟\" قَالَ: لاَ. قَالَ: فَجَاءَ رَجُلٌ مِنَ الأَنْصَارِ بِعَرَقٍ - وَالْعَرَقُ الْمِكْتَلُ - فِيهِ تَمْرٌ فَقَالَ: \"اذْهَبْ بِهَذَا فَتَصَدَّقْ بِهِ\". قَالَ: عَلَى أَحْوَجَ مِنَّا يَا رَسُولَ اللَّهِ؟ وَالَّذِي بَعَثَكَ بِالْحَقِّ مَا بَيْنَ لاَبَتَيْهَا أَهْلُ بَيْتٍ أَحْوَجُ مِنَّا. ثُمَّ قَالَ: \"اذْهَبْ فَأَطْعِمْهُ أَهْلَكَ\".",
    "albanian": "Muhamed ibn Mahbubi na ka thënë: Na ka treguar Abdulvahidi, e këtij i ka treguar Mameri, e ky nga Zuhriu, e ky nga Humejd ibn Abdurrahmani se Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Një burrë erdhi tek i Dërguari i Allahut ﷺ dhe i tha: “Jam shkatërruar!” - “Si ashtu, vallë?” - iu drejtua Pejgamberi ﷺ. - Kam bërë marrëdhënie intime me gruan, në Ramazan. - “Ke ndonjë rob?” - Jo. - “A mund të agjërosh dy muaj rresht?” - Jo. - “A mund t'i ushqesh gjashtëdhjetë të varfër?” - Jo. Atëherë, një burrë ensar, solli një shportë me hurma. Pejgamberi ﷺ i tha personit në fjalë: - “Merre këtë dhe shpërndaje lëmoshë ndër njerëz.” - Dikujt që është më i nevojshëm se ne, o i Dërguari i Allahut? Betohem në Atë, që të ka dërguar me të vërtetën, se në mes dy pllajave (të Medinës) s'ka familje më të varfër se ne. - “Shko ushqeje me të familjen tënde, pra” - i tha Pejgamberi ﷺ.”"
  },
  "ai": {
    "html": "https://hadithet.com/ai/buhariu/2600.html",
    "json": "https://hadithet.com/ai/buhariu/2600.json"
  }
}