Sahihu i Buhariut — Hadithi 2602

Dhurata, vlera e saj dhe nxitja për dhurim · Transmetuesi: Sehël ibn Sad Saidiu

Shqip

Jahja ibn Kazeja na ka thënë: Na ka treguar Maliku, e ky nga Ebu Hazimi se Sehël ibn Sadi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se Pejgamberit ﷺ i sollën një pije, ndërsa në të djathtë të tij gjendej një djalosh, kurse në të majtë gjendeshin të moshuarit. Pasi piu, Pejgamberi ﷺ i tha djaloshit: “Nëse më lejon, do t'ua jepja këtyre (për të pirë) .” - Nuk do t'i jepja përparësi askujt për të pirë atë që më takon mua , prej asaj që ka mbetur nga ti, o i Dërguari i Allahut! - ia ktheu djaloshi. Atëherë, ia lëshoi ibrikun në dorë.

Arabisht

حَدَّثَنَا يَحْيَى بْنُ قَزَعَةَ: حَدَّثَنَا مَالِكٌ، عَنْ أَبِي حَازِمٍ، عَنْ سَهْلِ بْنِ سَعْدٍ - رضى الله عنه -: أَنَّ النَّبِيَّ ﷺ أُتِيَ بِشَرَابٍ فَشَرِبَ، وَعَنْ يَمِينِهِ غُلاَمٌ وَعَنْ يَسَارِهِ الأَشْيَاخُ فَقَالَ لِلْغُلاَمِ: "إِنْ أَذِنْتَ لِي أَعْطَيْتُ هَؤُلاَءِ". فَقَالَ: مَا كُنْتُ لأُوثِرَ بِنَصِيبِي مِنْكَ يَا رَسُولَ اللَّهِ أَحَدًا. فَتَلَّهُ فِي يَدِهِ.

json · faqja e plotë


Versioni i thjeshtë për indeksim nga AI. Faqja e plotë: https://hadithet.com/buhariu/2602