{
  "@context": "https://schema.org",
  "@type": "Quotation",
  "@id": "https://hadithet.com/buhariu/2607",
  "url": "https://hadithet.com/buhariu/2607",
  "name": "Sahihu i Buhariut, Hadithi 2607",
  "text": "2607, 2608 - Jahja ibn Bukejri na ka thënë: Na ka treguar Lejthiu, e ky nga Ukajli, e ky nga Ibn Shihabi, e ky nga Urve se Mervan ibn Hakemi dhe Misver ibn Mahremi (Allahu qoftë i kënaqur me ta!) tregojnë se, kur erdhi delegacioni i fisit hevazin te muslimanët dhe i kërkuan t'ua kthejë pasuritë dhe robërit e zënë në luftë, Pejgamberi ﷺ u tha: “Ju po shihni kë kam me vete. Unë i dua fjalët e sinqerta, andaj zgjidhni njërën prej këtyre të dyjave: ose robërit e luftës, ose pasurinë. Unë kam pritur se do të vini për ta.” Pejgamberi ﷺ i kishte pritur dhjetë net e më shumë pasi ishte larguar prej Taifit. Kur atyre iu bë e qartë se Pejgamberi ﷺ nuk do t'ua kthejë të dyja, thanë: “Po i zgjedhim robërit e luftës.” Pejgamberi ﷺ u ngrit në mesin e njerëzve, e lavdëroi Allahun ashtu siç i takon Atij dhe tha: “E, më pas; Vërtet, vëllezërit tuaj na kanë ardhur të penduar, kështu që unë mendoj t'ua kthej robërit e luftës. Andaj, kush prej jush vendos t'i lirojë me dëshirë, le ta bëjë, e, kush dëshiron që ta mbajë pjesën e vet (robin e luftës) derisa t'i japim diç prej plaçkës së parë me të cilën do të na furnizojë Allahu, le ta mbajë.” Njerëzit thanë: “Do ta bëjmë këtë, o i Dërguari i Allahut!” - “Nuk po dimë kush prej jush po lejon lirimin e robërve e kush jo, andaj kthehuni nëpër vendet tuaja që përfaqësuesit tuaj të na lajmërojnë për secilin prej jush”, - u tha Pejgamberi ﷺ. Njerëzit u kthyen dhe biseduan me përfaqësuesit e tyre, të cilët shkuan dhe e lajmëruan Pejgamberin ﷺ se pajtoheshin t'i lironin robërit e luftës me dëshirë. Këto gjëra na janë transmetuar rreth pjesëtarëve të fisit hevazin të zënë robër lufte.",
  "inLanguage": [
    "sq",
    "ar"
  ],
  "spokenByCharacter": {
    "@type": "Person",
    "name": "Muhamedi ﷺ",
    "alternateName": "Muhammad"
  },
  "author": {
    "@type": "Person",
    "name": "Muhamedi ﷺ"
  },
  "isPartOf": {
    "@type": "Book",
    "name": "Sahihu i Buhariut",
    "alternateName": "صحيح البخاري",
    "url": "https://hadithet.com/buhariu"
  },
  "isBasedOn": {
    "@type": "Chapter",
    "name": "Dhurata, vlera e saj dhe nxitja për dhurim",
    "position": 51,
    "url": "https://hadithet.com/buhariu/51/dhurata-vlera-e-saj-dhe-nxitja-per-dhurim"
  },
  "citation": "Sahihu i Buhariut 2607",
  "about": {
    "@type": "Person",
    "name": "Mervan ibn Hakemi - Misver ibn Mahremi"
  },
  "encoding": {
    "arabic": "حَدَّثَنَا يَحْيَى بْنُ بُكَيْرٍ: حَدَّثَنَا اللَّيْثُ، عَنْ عُقَيْلٍ، عَنِ ابْنِ شِهَابٍ، عَنْ عُرْوَةَ: أَنَّ مَرْوَانَ بْنَ الْحَكَمِ، وَالْمِسْوَرَ بْنَ مَخْرَمَةَ أَخْبَرَاهُ أَنَّ النَّبِيَّ ﷺ قَالَ حِينَ جَاءَهُ وَفْدُ هَوَازِنَ مُسْلِمِينَ، فَسَأَلُوهُ أَنْ يَرُدَّ إِلَيْهِمْ أَمْوَالَهُمْ وَسَبْيَهُمْ فَقَالَ لَهُمْ: \"مَعِي مَنْ تَرَوْنَ، وَأَحَبُّ الْحَدِيثِ إِلَىَّ أَصْدَقُهُ، فَاخْتَارُوا إِحْدَى الطَّائِفَتَيْنِ: إِمَّا السَّبْىَ وَإِمَّا الْمَالَ، وَقَدْ كُنْتُ اسْتَأْنَيْتُ\". وَكَانَ النَّبِيُّ ﷺ انْتَظَرَهُمْ بِضْعَ عَشْرَةَ لَيْلَةً حِينَ قَفَلَ مِنَ الطَّائِفِ، فَلَمَّا تَبَيَّنَ لَهُمْ أَنَّ النَّبِيَّ ﷺ غَيْرُ رَادٍّ إِلَيْهِمْ إِلاَّ إِحْدَى الطَّائِفَتَيْنِ قَالُوا: فَإِنَّا نَخْتَارُ سَبْيَنَا. فَقَامَ فِي الْمُسْلِمِينَ فَأَثْنَى عَلَى اللَّهِ بِمَا هُوَ أَهْلُهُ ثُمَّ قَالَ: \"أَمَّا بَعْدُ، فَإِنَّ إِخْوَانَكُمْ هَؤُلاَءِ جَاءُونَا تَائِبِينَ، وَإِنِّي رَأَيْتُ أَنْ أَرُدَّ إِلَيْهِمْ سَبْيَهُمْ، فَمَنْ أَحَبَّ مِنْكُمْ أَنْ يُطَيِّبَ ذَلِكَ فَلْيَفْعَلْ، وَمَنْ أَحَبَّ أَنْ يَكُونَ عَلَى حَظِّهِ حَتَّى نُعْطِيَهُ إِيَّاهُ مِنْ أَوَّلِ مَا يُفِيءُ اللَّهُ عَلَيْنَا فَلْيَفْعَلْ\". فَقَالَ النَّاسُ: طَيَّبْنَا يَا رَسُولَ اللَّهِ، لَهُمْ. فَقَالَ لَهُمْ: \"إِنَّا لاَ نَدْرِي مَنْ أَذِنَ مِنْكُمْ فِيهِ مِمَّنْ لَمْ يَأْذَنْ، فَارْجِعُوا حَتَّى يَرْفَعَ إِلَيْنَا عُرَفَاؤُكُمْ أَمْرَكُمْ\". فَرَجَعَ النَّاسُ فَكَلَّمَهُمْ عُرَفَاؤُهُمْ، ثُمَّ رَجَعُوا إِلَى النَّبِيِّ ﷺ فَأَخْبَرُوهُ أَنَّهُمْ طَيَّبُوا وَأَذِنُوا. وَهَذَا الَّذِي بَلَغَنَا مِنْ سَبْىِ هَوَازِنَ هَذَا آخِرُ قَوْلِ الزُّهْرِيِّ - يَعْنِي: فَهَذَا الَّذِي بَلَغَنَا -.",
    "albanian": "2607, 2608 - Jahja ibn Bukejri na ka thënë: Na ka treguar Lejthiu, e ky nga Ukajli, e ky nga Ibn Shihabi, e ky nga Urve se Mervan ibn Hakemi dhe Misver ibn Mahremi (Allahu qoftë i kënaqur me ta!) tregojnë se, kur erdhi delegacioni i fisit hevazin te muslimanët dhe i kërkuan t'ua kthejë pasuritë dhe robërit e zënë në luftë, Pejgamberi ﷺ u tha: “Ju po shihni kë kam me vete. Unë i dua fjalët e sinqerta, andaj zgjidhni njërën prej këtyre të dyjave: ose robërit e luftës, ose pasurinë. Unë kam pritur se do të vini për ta.” Pejgamberi ﷺ i kishte pritur dhjetë net e më shumë pasi ishte larguar prej Taifit. Kur atyre iu bë e qartë se Pejgamberi ﷺ nuk do t'ua kthejë të dyja, thanë: “Po i zgjedhim robërit e luftës.” Pejgamberi ﷺ u ngrit në mesin e njerëzve, e lavdëroi Allahun ashtu siç i takon Atij dhe tha: “E, më pas; Vërtet, vëllezërit tuaj na kanë ardhur të penduar, kështu që unë mendoj t'ua kthej robërit e luftës. Andaj, kush prej jush vendos t'i lirojë me dëshirë, le ta bëjë, e, kush dëshiron që ta mbajë pjesën e vet (robin e luftës) derisa t'i japim diç prej plaçkës së parë me të cilën do të na furnizojë Allahu, le ta mbajë.” Njerëzit thanë: “Do ta bëjmë këtë, o i Dërguari i Allahut!” - “Nuk po dimë kush prej jush po lejon lirimin e robërve e kush jo, andaj kthehuni nëpër vendet tuaja që përfaqësuesit tuaj të na lajmërojnë për secilin prej jush”, - u tha Pejgamberi ﷺ. Njerëzit u kthyen dhe biseduan me përfaqësuesit e tyre, të cilët shkuan dhe e lajmëruan Pejgamberin ﷺ se pajtoheshin t'i lironin robërit e luftës me dëshirë. Këto gjëra na janë transmetuar rreth pjesëtarëve të fisit hevazin të zënë robër lufte."
  },
  "ai": {
    "html": "https://hadithet.com/ai/buhariu/2607.html",
    "json": "https://hadithet.com/ai/buhariu/2607.json"
  }
}