Sahihu i Buhariut — Hadithi 2610

Dhurata, vlera e saj dhe nxitja për dhurim · Transmetuesi: Abdullah ibn Omeri

Shqip

Abdullah ibn Muhamedi na ka thënë: Na ka treguar Ibn Ujejne, e ky nga Amri se Ibn Omeri (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se ka qenë me Pejgamberin ﷺ në një udhëtim, i hipur mbi një deve të sertë të Omerit, e cila kishte raste që e tejkalonte Pejgamberin ﷺ. Babai i tij (Omeri) i thoshte: “O Abdullah, askush nuk duhet ta tejkalojë Pejgamberin ﷺ.” Pejgamberi ﷺ i tha Omerit: “Shitma (devenë) !” Omeri ia ktheu: “Po ta fal.” Por, ai ia bleu, pastaj i tha Abdullahut: “Po ta fal, ty, o Abdullah. Bëj ç'të duash me të.”

Arabisht

حَدَّثَنَا عَبْدُ اللَّهِ بْنُ مُحَمَّدٍ: حَدَّثَنَا ابْنُ عُيَيْنَةَ، عَنْ عَمْرٍو، عَنِ ابْنِ عُمَرَ - رضى الله عنهما - أَنَّهُ كَانَ مَعَ النَّبِيِّ ﷺ فِي سَفَرٍ فَكَانَ عَلَى بَكْرٍ لِعُمَرَ صَعْبٍ، فَكَانَ يَتَقَدَّمُ النَّبِيَّ ﷺ فَيَقُولُ أَبُوهُ: يَا عَبْدَ اللَّهِ لاَ يَتَقَدَّمِ النَّبِيَّ ﷺ أَحَدٌ. فَقَالَ لَهُ النَّبِيُّ ﷺ: "بِعْنِيهِ". فَقَالَ عُمَرُ: هُوَ لَكَ. فَاشْتَرَاهُ ثُمَّ قَالَ: "هُوَ لَكَ يَا عَبْدَ اللَّهِ، فَاصْنَعْ بِهِ مَا شِئْتَ".

json · faqja e plotë


Versioni i thjeshtë për indeksim nga AI. Faqja e plotë: https://hadithet.com/buhariu/2610