Sahihu i Buhariut — Hadithi 2613

Dhurata, vlera e saj dhe nxitja për dhurim · Transmetuesi: Abdullah ibn Omeri

Shqip

Muhamed ibn Xhafer Ebu Xhaferi na ka thënë: Na ka treguar Ibn Fudajli, e ky nga babai i tij, e ky nga Nafiu se Ibn Omeri (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Pejgamberi ﷺ shkoi te Fatimja, por nuk hyri në shtëpinë e saj. Kur erdhi Aliu, ajo ia përmendi rastin, i cili sakaq shkoi te Pejgamberi ﷺ për ta pyetur. Pejgamberi ﷺ i tha: “Në derën e saj pashë një perde shumëngjyrëshe.” Dhe vazhdoi: “Ç'kam të bëj unë me dynjanë?!” Aliu u kthye the i tregoi, e ajo tha: “Le të më urdhërojë çfarë të bëj me të.” Pejgamberi ﷺ i tha: “Dërgoja filanit!” - një familjeje nevojtare.

Arabisht

حَدَّثَنَا مُحَمَّدُ بْنُ جَعْفَرٍ أَبُو جَعْفَرٍ: حَدَّثَنَا ابْنُ فُضَيْلٍ، عَنْ أَبِيهِ، عَنْ نَافِعٍ، عَنِ ابْنِ عُمَرَ - رضى الله عنهما - قَالَ: أَتَى النَّبِيُّ ﷺ بَيْتَ فَاطِمَةَ فَلَمْ يَدْخُلْ عَلَيْهَا، وَجَاءَ عَلِيٌّ فَذَكَرَتْ ذَلِكَ لَهُ فَذَكَرَ لِلنَّبِيِّ ﷺ قَالَ: "إِنِّي رَأَيْتُ عَلَى بَابِهَا سِتْرًا مَوْشِيًّا". فَقَالَ: "مَا لِي وَلِلدُّنْيَا!" فَأَتَاهَا عَلِيٌّ فَذَكَرَ ذَلِكَ لَهَا فَقَالَتْ: لِيَأْمُرْنِي فِيهِ بِمَا شَاءَ. قَالَ: "تُرْسِلُ بِهِ إِلَى فُلاَنٍ". أَهْلِ بَيْتٍ بِهِمْ حَاجَةٌ.

json · faqja e plotë


Versioni i thjeshtë për indeksim nga AI. Faqja e plotë: https://hadithet.com/buhariu/2613