Sahihu i Buhariut — Hadithi 2614

Dhurata, vlera e saj dhe nxitja për dhurim · Transmetuesi: Ali ibn Ebu Talibi

Shqip

Haxhaxh ibn Minhali na ka thënë: Na ka treguar Shuëbe, e këtij i ka rrëfyer Abdulmelik ibn Mejsera, e ky e ka dëgjuar Zejd ibn Vehbiun se Aliu (Allahu qoftë i kënaqur me të!) ka thënë: “Pejgamberi ﷺ më dhuroi një rrobë mëndafshi, të cilën e vesha, por, kur vërejta pakënaqësinë në fytyrën e tij, ua ndava atë rrobë grave të familjes sime.”

Arabisht

حَدَّثَنَا حَجَّاجُ بْنُ مِنْهَالٍ: حَدَّثَنَا شُعْبَةُ قَالَ: أَخْبَرَنِي عَبْدُ الْمَلِكِ بْنُ مَيْسَرَةَ قَالَ: سَمِعْتُ زَيْدَ بْنَ وَهْبٍ، عَنْ عَلِيٍّ - رضى الله عنه - قَالَ: أَهْدَى إِلَىَّ النَّبِيُّ ﷺ حُلَّةً سِيَرَاءَ فَلَبِسْتُهَا، فَرَأَيْتُ الْغَضَبَ فِي وَجْهِهِ، فَشَقَقْتُهَا بَيْنَ نِسَائِي.

json · faqja e plotë


Versioni i thjeshtë për indeksim nga AI. Faqja e plotë: https://hadithet.com/buhariu/2614