Sahihu i Buhariut — Hadithi 2617

Dhurata, vlera e saj dhe nxitja për dhurim · Transmetuesi: Enes ibn Malik Ensariu

Shqip

Abdullah ibn Abdulvehabi na ka thënë: Na ka treguar Halid ibn Harithi, e këtij i ka treguar Shuëbe, e ky nga Hisham ibn Zejdi se Enes ibn Maliku (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se një hebreje i solli Pejgamberit ﷺ një dele në të cilën kishte hedhur helm e ai hëngri diçka prej saj. Më pas atë e sollën te Pejgamberi ﷺ dhe thanë: - Ta vrasim? - “Jo” , - u tha Pejgamberi ﷺ. Enesi thotë: “Që nga ajo ditë, mund t'i dalloja shenjat e helmit në gojë (përkatësisht në pjesën e njerithit) të të Dërguarit të Allahut ﷺ.

Arabisht

حَدَّثَنَا عَبْدُ اللَّهِ بْنُ عَبْدِ الْوَهَّابِ: حَدَّثَنَا خَالِدُ بْنُ الْحَارِثِ: حَدَّثَنَا شُعْبَةُ، عَنْ هِشَامِ بْنِ زَيْدٍ، عَنْ أَنَسِ بْنِ مَالِكٍ - رضى الله عنه -: أَنَّ يَهُودِيَّةً، أَتَتِ النَّبِيَّ ﷺ بِشَاةٍ مَسْمُومَةٍ، فَأَكَلَ مِنْهَا فَجِيءَ بِهَا فَقِيلَ: أَلاَ نَقْتُلُهَا؟ قَالَ: "لاَ". فَمَا زِلْتُ أَعْرِفُهَا فِي لَهَوَاتِ رَسُولِ اللَّهِ ﷺ.

json · faqja e plotë


Versioni i thjeshtë për indeksim nga AI. Faqja e plotë: https://hadithet.com/buhariu/2617