{
  "@context": "https://schema.org",
  "@type": "Quotation",
  "@id": "https://hadithet.com/buhariu/2618",
  "url": "https://hadithet.com/buhariu/2618",
  "name": "Sahihu i Buhariut, Hadithi 2618",
  "text": "Ebu Numani na ka thënë: Na ka treguar Muëtemir ibn Sulejmani, e ky nga babai i tij, e ky nga Ebu Othmani se Abdurrahman ibn Ebu Bekri (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Ishim me Pejgamberin ﷺ (në një udhëtim) përafërsisht njëqind e tridhjetë persona. Pejgamberi ﷺ pyeti: “A ka dikush ushqim?” Kështu, një burrë kishte përafërsisht një saë ushqim, të cilin e gatuan. Më pas erdhi një burrë idhujtar flokëshprishur e i gjatë, duke i grahur një kopeje delesh, të cilit Pejgamberi ﷺ i tha: - “A po na shet apo po na jep?” - ose ka thënë: “... apo po na e dhuron?” - Jo, po jua shes, - iu përgjigj bariu. Atëherë Pejgamberi ﷺ bleu prej tij një dele, të cilën e përgatitën dhe urdhëroi që mushkëritë të piqen. Betohem në Allahun se, nga njëqind e tridhjetë personat, asnjë nuk mbeti pa i ndarë Pejgamberi ﷺ një pjesë nga mushkëritë. Atyre që ishin të pranishëm, ua jepte menjëherë, e atyre që mungonin, ua ruante. Mishin e deles e vendosi në dy tepsi, nga të cilat hëngrën të gjithë dhe u ngopën, madje edhe teproi. Tepricën e morëm me vete në deve.”",
  "inLanguage": [
    "sq",
    "ar"
  ],
  "spokenByCharacter": {
    "@type": "Person",
    "name": "Muhamedi ﷺ",
    "alternateName": "Muhammad"
  },
  "author": {
    "@type": "Person",
    "name": "Muhamedi ﷺ"
  },
  "isPartOf": {
    "@type": "Book",
    "name": "Sahihu i Buhariut",
    "alternateName": "صحيح البخاري",
    "url": "https://hadithet.com/buhariu"
  },
  "isBasedOn": {
    "@type": "Chapter",
    "name": "Dhurata, vlera e saj dhe nxitja për dhurim",
    "position": 51,
    "url": "https://hadithet.com/buhariu/51/dhurata-vlera-e-saj-dhe-nxitja-per-dhurim"
  },
  "citation": "Sahihu i Buhariut 2618",
  "about": {
    "@type": "Person",
    "name": "Abdurrahman ibn Ebu Bekri"
  },
  "encoding": {
    "arabic": "حَدَّثَنَا أَبُو النُّعْمَانِ: حَدَّثَنَا الْمُعْتَمِرُ بْنُ سُلَيْمَانَ، عَنْ أَبِيهِ، عَنْ أَبِي عُثْمَانَ، عَنْ عَبْدِ الرَّحْمَنِ بْنِ أَبِي بَكْرٍ - رضى الله عنهما - قَالَ: كُنَّا مَعَ النَّبِيِّ ﷺ ثَلاَثِينَ وَمِائَةً فَقَالَ النَّبِيُّ ﷺ: \"هَلْ مَعَ أَحَدٍ مِنْكُمْ طَعَامٌ؟\" فَإِذَا مَعَ رَجُلٍ صَاعٌ مِنْ طَعَامٍ أَوْ نَحْوُهُ، فَعُجِنَ ثُمَّ جَاءَ رَجُلٌ مُشْرِكٌ مُشْعَانٌّ طَوِيلٌ بِغَنَمٍ يَسُوقُهَا، فَقَالَ النَّبِيُّ ﷺ: \"بَيْعًا أَمْ عَطِيَّةً؟ ـ أَوْ قَالَ - أَمْ هِبَةً؟\" قَالَ: لاَ، بَلْ بَيْعٌ. فَاشْتَرَى مِنْهُ شَاةً، فَصُنِعَتْ وَأَمَرَ النَّبِيُّ ﷺ بِسَوَادِ الْبَطْنِ أَنْ يُشْوَى. وَايْمُ اللَّهِ مَا فِي الثَّلاَثِينَ وَالْمِائَةِ إِلاَّ قَدْ حَزَّ النَّبِيُّ ﷺ لَهُ حُزَّةً مِنْ سَوَادِ بَطْنِهَا، إِنْ كَانَ شَاهِدًا أَعْطَاهَا إِيَّاهُ، وَإِنْ كَانَ غَائِبًا خَبَأَ لَهُ، فَجَعَلَ مِنْهَا قَصْعَتَيْنِ، فَأَكَلُوا أَجْمَعُونَ، وَشَبِعْنَا، فَفَضَلَتِ الْقَصْعَتَانِ، فَحَمَلْنَاهُ عَلَى الْبَعِيرِ. أَوْ كَمَا قَالَ.",
    "albanian": "Ebu Numani na ka thënë: Na ka treguar Muëtemir ibn Sulejmani, e ky nga babai i tij, e ky nga Ebu Othmani se Abdurrahman ibn Ebu Bekri (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Ishim me Pejgamberin ﷺ (në një udhëtim) përafërsisht njëqind e tridhjetë persona. Pejgamberi ﷺ pyeti: “A ka dikush ushqim?” Kështu, një burrë kishte përafërsisht një saë ushqim, të cilin e gatuan. Më pas erdhi një burrë idhujtar flokëshprishur e i gjatë, duke i grahur një kopeje delesh, të cilit Pejgamberi ﷺ i tha: - “A po na shet apo po na jep?” - ose ka thënë: “... apo po na e dhuron?” - Jo, po jua shes, - iu përgjigj bariu. Atëherë Pejgamberi ﷺ bleu prej tij një dele, të cilën e përgatitën dhe urdhëroi që mushkëritë të piqen. Betohem në Allahun se, nga njëqind e tridhjetë personat, asnjë nuk mbeti pa i ndarë Pejgamberi ﷺ një pjesë nga mushkëritë. Atyre që ishin të pranishëm, ua jepte menjëherë, e atyre që mungonin, ua ruante. Mishin e deles e vendosi në dy tepsi, nga të cilat hëngrën të gjithë dhe u ngopën, madje edhe teproi. Tepricën e morëm me vete në deve.”"
  },
  "ai": {
    "html": "https://hadithet.com/ai/buhariu/2618.html",
    "json": "https://hadithet.com/ai/buhariu/2618.json"
  }
}