Musededi na ka thënë: Na ka treguar Isa ibn Junusi, e këtij i ka treguar Evzaiu, e ky nga Hasan ibn Atije, e ky nga Ebu Kebshe Seluliu se Abdullah ibn Amri (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: “Janë dyzet virtyte, më e vlefshmja e të cilave është dhurimi i dhisë për shfrytëzim. Atë që i praktikon ato, duke shpresuar dhe besuar shpërblimin e premtuar për to, Allahu do ta fusë në Xhenet.” Hasani thotë: “Filluam t'i numëronim me radhë të tjerat, përveç dhënies së deles për shfrytëzim: kthimin e selamit, lutjen për atë që teshtin, largimin e pengesës nga rruga, e të tjera, por, nuk arritëm t'i numërojmë as pesëmbëdhjetë të tilla.”
حَدَّثَنَا مُسَدَّدٌ: حَدَّثَنَا عِيسَى بْنُ يُونُسَ: حَدَّثَنَا الأَوْزَاعِيُّ، عَنْ حَسَّانَ بْنِ عَطِيَّةَ، عَنْ أَبِي كَبْشَةَ السَّلُولِيِّ، سَمِعْتُ عَبْدَ اللَّهِ بْنَ عَمْرٍو - رضى الله عنهما - يَقُولُ: قَالَ رَسُولُ اللَّهِ ﷺ: "أَرْبَعُونَ خَصْلَةً أَعْلاَهُنَّ مَنِيحَةُ الْعَنْزِ، مَا مِنْ عَامِلٍ يَعْمَلُ بِخَصْلَةٍ مِنْهَا رَجَاءَ ثَوَابِهَا وَتَصْدِيقَ مَوْعِدِهَا إِلاَّ أَدْخَلَهُ اللَّهُ بِهَا الْجَنَّةَ". قَالَ حَسَّانُ: فَعَدَدْنَا مَا دُونَ مَنِيحَةِ الْعَنْزِ مِنْ رَدِّ السَّلاَمِ، وَتَشْمِيتِ الْعَاطِسِ، وَإِمَاطَةِ الأَذَى عَنِ الطَّرِيقِ وَنَحْوِهِ، فَمَا اسْتَطَعْنَا أَنْ نَبْلُغَ خَمْسَ عَشْرَةَ خَصْلَةً.