Sahihu i Buhariut — Hadithi 2632

Dhurata, vlera e saj dhe nxitja për dhurim · Transmetuesi: Xhabir ibn Abdullah Ensariu

Shqip

Muhamed ibn Jusufi na ka thënë: Na ka treguar Evzaiu, e këtij i ka treguar Atai se Xhabiri (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Një burrë ensar posedonte troje me tepricë, andaj thamë: “Le t'i lëshojmë me qira, në këmbim të një të tretës, një të katërtës ose të gjysmës së produkteve. Por, Pejgamberi ﷺ tha: “Kush posedon tokë, le ta mbjellë ose le t'ia dhurojë vëllait të vet për ta punuar. Nëse refuzon, atëherë le ta mbajë për vete.”

Arabisht

حَدَّثَنَا مُحَمَّدُ بْنُ يُوسُفَ: حَدَّثَنَا الأَوْزَاعِيُّ: حَدَّثَنِي عَطَاءٌ، عَنْ جَابِرٍ - رضى الله عنه - قَالَ: كَانَتْ لِرِجَالٍ مِنَّا فُضُولُ أَرَضِينَ فَقَالُوا: نُؤَاجِرُهَا بِالثُّلُثِ وَالرُّبُعِ وَالنِّصْفِ. فَقَالَ النَّبِيُّ ﷺ: "مَنْ كَانَتْ لَهُ أَرْضٌ فَلْيَزْرَعْهَا أَوْ لِيَمْنَحْهَا أَخَاهُ، فَإِنْ أَبَى فَلْيُمْسِكْ أَرْضَهُ".

json · faqja e plotë


Versioni i thjeshtë për indeksim nga AI. Faqja e plotë: https://hadithet.com/buhariu/2632