Sahihu i Buhariut — Hadithi 2633

Dhurata, vlera e saj dhe nxitja për dhurim · Transmetuesi: Ebu Seid Hudriu

Shqip

Muhamed ibn Jusufi na ka thënë: Na ka treguar Evzaiu, e këtij i ka treguar Zuhriu, e këtij i ka treguar Ata ibn Jezidi se Ebu Seidi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Një beduin erdhi dhe e pyeti Pejgamberin ﷺ rreth hixhretit. Pejgamberi ﷺ iu përgjigj: - “Mjerë ti, hixhreti është i vështirë. Por, a ke deve?” - Po, - tha ai. - “E jep zekatin e tyre?” - Po. - “A u dhuron njerëzve deve për shfrytëzim?” - Po. - “I mjel kur të shkojnë për të pirë?” - Po. - “E po, puno (qoftë) edhe përtej fshatrave, sepse Allahu nuk do të ta humbë mundin aspak” , - i tha Pejgamberi ﷺ.”

Arabisht

وَقَالَ مُحَمَّدُ بْنُ يُوسُفَ: حَدَّثَنَا الأَوْزَاعِيُّ: حَدَّثَنِي الزُّهْرِيُّ: حَدَّثَنِي عَطَاءُ بْنُ يَزِيدَ: حَدَّثَنِي أَبُو سَعِيدٍ قَالَ: جَاءَ أَعْرَابِيٌّ إِلَى النَّبِيِّ ﷺ فَسَأَلَهُ عَنِ الْهِجْرَةِ، فَقَالَ: "وَيْحَكَ إِنَّ الْهِجْرَةَ شَأْنُهَا شَدِيدٌ فَهَلْ لَكَ مِنْ إِبِلٍ؟" قَالَ: نَعَمْ. قَالَ: "فَتُعْطِي صَدَقَتَهَا؟" قَالَ: نَعَمْ. قَالَ: "فَهَلْ تَمْنَحُ مِنْهَا شَيْئًا؟" قَالَ: نَعَمْ. قَالَ: "فَتَحْلُبُهَا يَوْمَ وِرْدِهَا؟" قَالَ: نَعَمْ. قَالَ: "فَاعْمَلْ مِنْ وَرَاءِ [الْبِحَارِ]، فَإِنَّ اللَّهَ لَنْ يَتِرَكَ مِنْ عَمَلِكَ شَيْئًا".

json · faqja e plotë


Versioni i thjeshtë për indeksim nga AI. Faqja e plotë: https://hadithet.com/buhariu/2633