Sahihu i Buhariut — Hadithi 2634

Dhurata, vlera e saj dhe nxitja për dhurim · Transmetuesi: Abdullah ibn Abasi

Shqip

Muhamed ibn Beshari na ka thënë: Na ka treguar Abdulvehabi, e këtij i ka treguar Ejubi, e ky nga Amri, e ky nga Tavusi se Ibn Abasi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se Pejgamberi ﷺ shkoi në një arë, që gufonte nga të mbjellat, dhe tha: - “Të kujt janë këto?” - Filani i ka lëshuar me qira, - i thanë. - “Sikur t'i lëshonte falas për shfrytëzim, do të ishte më mirë për të sesa të marrë pagesë për to”, - tha Pejgamberi ﷺ.

Arabisht

حَدَّثَنَا مُحَمَّدُ بْنُ بَشَّارٍ: حَدَّثَنَا عَبْدُ الْوَهَّابِ: حَدَّثَنَا أَيُّوبُ، عَنْ عَمْرٍو، عَنْ طَاوُسٍ قَالَ: حَدَّثَنِي أَعْلَمُهُمْ بِذَاكَ - يَعْنِي ابْنَ عَبَّاسٍ - رضى الله عنهما - أَنَّ النَّبِيَّ ﷺ خَرَجَ إِلَى أَرْضٍ تَهْتَزُّ زَرْعًا فَقَالَ: "لِمَنْ هَذِهِ؟" فَقَالُوا: اكْتَرَاهَا فُلاَنٌ. فَقَالَ: "أَمَا إِنَّهُ لَوْ مَنَحَهَا إِيَّاهُ كَانَ خَيْرًا لَهُ مِنْ أَنْ يَأْخُذَ عَلَيْهَا أَجْرًا مَعْلُومًا".

json · faqja e plotë


Versioni i thjeshtë për indeksim nga AI. Faqja e plotë: https://hadithet.com/buhariu/2634