Ebu Jemani na ka thënë: Na ka rrëfyer Shuajbi, e këtij i ka treguar Ebu Zinadi, e ky nga Arexhi se Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: “Ibrahimi ﷺ dhe Sara u shpërngulën në një vend, ku Sarës ia dhuruan Haxherën. Pasi Sara u kthye, i tha Ibrahimit: “A nuk e pe se si Allahu e poshtëroi jobesimtarin dhe ne na furnizoi me një shërbëtore?!” Ibn Sirini transmeton prej Ebu Hurejrës se Pejgamberi ﷺ ka thënë: “Ia la Haxherën, që t'i shërbejë.”
حَدَّثَنَا أَبُو الْيَمَانِ: أَخْبَرَنَا شُعَيْبٌ: حَدَّثَنَا أَبُو الزِّنَادِ، عَنِ الأَعْرَجِ، عَنْ أَبِي هُرَيْرَةَ - رضى الله عنه -: أَنَّ رَسُولَ اللَّهِ ﷺ قَالَ: "هَاجَرَ إِبْرَاهِيمُ بِسَارَةَ، فَأَعْطَوْهَا آجَرَ، فَرَجَعَتْ فَقَالَتْ: أَشَعَرْتَ أَنَّ اللَّهَ كَبَتَ الْكَافِرَ وَأَخْدَمَ وَلِيدَةً؟" وَقَالَ ابْنُ سِيرِينَ عَنْ أَبِي هُرَيْرَةَ عَنِ النَّبِيِّ ﷺ: "فَأَخْدَمَهَا هَاجَرَ".