Sahihu i Buhariut — Hadithi 2642

Dëshmia · Transmetuesi: Enes ibn Malik Ensariu

Shqip

Sulejman ibn Harbi na ka thënë: Na ka treguar Hamad ibn Zejdi, e ky nga Thabiti se Enesi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Pranë Pejgamberit ﷺ kaloi një xhenaze, të cilën e lavdëruan me fjalë të mira, dhe tha: “Iu obligua.” Pastaj kaloi pranë tij një xhenaze tjetër, për të cilën thanë fjalë të këqija, dhe tha: “Iu obligua.” Të pranishmit e pyetën: “O i Dërguari i Allahut, edhe për atë the: “Iu obligua” , edhe për këtë the: “Iu obligua” ? - “ (E tillë është) dëshmia e popullit. Besimtarët janë dëshmitarët e Allahut në Tokë” , - u tha Pejgamberi ﷺ.

Arabisht

حَدَّثَنَا سُلَيْمَانُ بْنُ حَرْبٍ: حَدَّثَنَا حَمَّادُ بْنُ زَيْدٍ، عَنْ ثَابِتٍ، عَنْ أَنَسٍ - رضى الله عنه - قَالَ: مُرَّ عَلَى النَّبِيِّ ﷺ بِجَنَازَةٍ، فَأَثْنَوْا عَلَيْهَا خَيْرًا فَقَالَ: "وَجَبَتْ". ثُمَّ مُرَّ بِأُخْرَى فَأَثْنَوْا عَلَيْهَا شَرًّا - أَوْ قَالَ: غَيْرَ ذَلِكَ - فَقَالَ: "وَجَبَتْ". فَقِيلَ: يَا رَسُولَ اللَّهِ، قُلْتَ لِهَذَا: وَجَبَتْ، وَلِهَذَا: وَجَبَتْ قَالَ: "شَهَادَةُ الْقَوْمِ، الْمُؤْمِنُونَ شُهَدَاءُ اللَّهِ فِي الأَرْضِ".

json · faqja e plotë


Versioni i thjeshtë për indeksim nga AI. Faqja e plotë: https://hadithet.com/buhariu/2642