Sahihu i Buhariut — Hadithi 2644

Dëshmia · Transmetuesi: Aishe bint Ebu Bekri

Shqip

Ademi na ka thënë: Na ka treguar Shuëbe, e këtij i ka rrëfyer Hakemi, e ky nga Irak ibn Maliku, e ky nga Urve ibn Zubejri se Aishja (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Eflehu kërkoi leje për të hyrë tek unë, por nuk e lejova.” Ai më tha: “Po mbulohesh nga unë, ndërkohë unë jam xhaxhai yt?” - Si ashtu? - i thashë. - Të ka dhënë gji gruaja e vëllait tim, - më tha. Më pas e pyeta të Dërguarin e Allahut ﷺ për këtë, i cili më tha: “Eflehu e ka thënë të vërtetën, jepi leje (të hyjë) .”

Arabisht

حَدَّثَنَا آدَمُ: حَدَّثَنَا شُعْبَةُ: أَخْبَرَنَا الْحَكَمُ، عَنْ عِرَاكِ بْنِ مَالِكٍ، عَنْ عُرْوَةَ بْنِ الزُّبَيْرِ، عَنْ عَائِشَةَ - رضى الله عنها - قَالَتِ: اسْتَأْذَنَ عَلَىَّ أَفْلَحُ فَلَمْ آذَنْ لَهُ، فَقَالَ: أَتَحْتَجِبِينَ مِنِّي وَأَنَا عَمُّكِ؟ فَقُلْتُ: وَكَيْفَ ذَلِكَ؟ قَالَ: أَرْضَعَتْكِ امْرَأَةُ أَخِي بِلَبَنِ أَخِي. فَقَالَتْ: سَأَلْتُ عَنْ ذَلِكَ رَسُولَ اللَّهِ ﷺ فَقَالَ: "صَدَقَ أَفْلَحُ، ائْذَنِي لَهُ".

json · faqja e plotë


Versioni i thjeshtë për indeksim nga AI. Faqja e plotë: https://hadithet.com/buhariu/2644