Sahihu i Buhariut — Hadithi 2645

Dëshmia · Transmetuesi: Abdullah ibn Abasi

Shqip

Muslim ibn Ibrahimi na ka thënë: Na ka treguar Hemami, e ky nga Katadja, e ky nga Xhabir ibn Zejdi se Ibn Abasi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se Pejgamberi ﷺ, për të bijën e Hamzait, ka thënë: “Nuk më lejohet martesa me të, sepse lidhjet nëpërmjet gjidhënies i ndalojnë gjërat sikurse lidhjet nga gjaku. Ajo është e bija e vëllait tim nga qumështi.”

Arabisht

حَدَّثَنَا مُسْلِمُ بْنُ إِبْرَاهِيمَ: حَدَّثَنَا هَمَّامٌ: حَدَّثَنَا قَتَادَةُ، عَنْ جَابِرِ بْنِ زَيْدٍ، عَنِ ابْنِ عَبَّاسٍ - رضى الله عنهما - قَالَ: قَالَ النَّبِيُّ ﷺ فِي بِنْتِ حَمْزَةَ: "لاَ تَحِلُّ لِي، يَحْرُمُ مِنَ الرَّضَاعِ مَا يَحْرُمُ مِنَ النَّسَبِ، هِيَ بِنْتُ أَخِي مِنَ الرَّضَاعَةِ".

json · faqja e plotë


Versioni i thjeshtë për indeksim nga AI. Faqja e plotë: https://hadithet.com/buhariu/2645