Abdullah ibn Jusufi na ka thënë: Na ka rrëfyer Maliku, e ky nga Abdullah ibn Ebu Bekri, e ky nga Amra bint Abdurrahmani se Aishja (Allahu qoftë i kënaqur me të!), gruaja e Pejgamberit ﷺ, ka rrëfyer se, një ditë, teksa Pejgamberi ﷺ gjendej në shtëpinë e saj, ajo dëgjoi zërin e një burri që kërkonte leje të hynte në shtëpinë e Hafsës, andaj i tha: “O i Dërguari i Allahut, më duket se është filani”, - duke aluduar në xhaxhain e Hafsës nga qumështi. - Pastaj i tha: “O i Dërguari i Allahut, një burrë (i huaj) kërkon leje të hyjë në shtëpinë tënde.” - “Më duket se është filani” , - tha Pejgamberi ﷺ duke aluduar në xhaxhain e Hafsës nga qumështi. - Domethënë, nëse filani do të ishte gjallë, do t'i lejohej të hynte tek unë? - pyeti Aishja, - duke aluduar në xhaxhain e saj nga qumështi. - “Po, lidhjet nëpërmjet gjidhënies i ndalojnë gjërat sikurse lidhjet nga gjaku” , - iu përgjigj i Dërguari i Allahut ﷺ.
حَدَّثَنَا عَبْدُ اللَّهِ بْنُ يُوسُفَ: أَخْبَرَنَا مَالِكٌ، عَنْ عَبْدِ اللَّهِ بْنِ أَبِي بَكْرٍ، عَنْ عَمْرَةَ بِنْتِ عَبْدِ الرَّحْمَنِ: أَنَّ عَائِشَةَ - رضى الله عنها - زَوْجَ النَّبِيِّ ﷺ أَخْبَرَتْهَا: أَنَّ النَّبِيَّ ﷺ كَانَ عِنْدَهَا، وَأَنَّهَا سَمِعَتْ صَوْتَ رَجُلٍ يَسْتَأْذِنُ فِي بَيْتِ حَفْصَةَ. قَالَتْ عَائِشَةُ: فَقُلْتُ: يَا رَسُولَ اللَّهِ، أُرَاهُ فُلاَنًا. لِعَمِّ حَفْصَةَ مِنَ الرَّضَاعَةِ. فَقَالَتْ عَائِشَةُ: يَا رَسُولَ اللَّهِ، هَذَا رَجُلٌ يَسْتَأْذِنُ فِي بَيْتِكَ. قَالَتْ: فَقَالَ رَسُولُ اللَّهِ ﷺ: "أُرَاهُ فُلاَنًا". لِعَمِّ حَفْصَةَ مِنَ الرَّضَاعَةِ. فَقَالَتْ عَائِشَةُ: لَوْ كَانَ فُلاَنٌ حَيًّا - لِعَمِّهَا مِنَ الرَّضَاعَةِ - دَخَلَ عَلَىَّ؟ فَقَالَ رَسُولُ اللَّهِ ﷺ: "نَعَمْ، إِنَّ الرَّضَاعَةَ تُحَرِّمُ مَا يَحْرُمُ مِنَ الْوِلاَدَةِ".