Sahihu i Buhariut — Hadithi 2651

Dëshmia · Transmetuesi: Imran ibn Husajni

Shqip

Ademi na ka thënë: Na ka treguar Shuëbe, e këtij i ka treguar Ebu Xhemra, e ky e ka dëgjuar Zehdem ibn Mudarribin se Imran ibn Husajni (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se Pejgamberi ﷺ ka thënë: “Më të mirët nga ju janë gjenerata ime, pastaj pasardhësit e tyre, pastaj pasardhësit e këtyre.” Nuk di nëse Pejgamberi ﷺ ka përmendur dy apo tri gjenerata pas të parëve. Ai ka thënë: “Pas jush do të vijnë njerëz që tradhtojnë dhe nuk u zihet besë; dëshmojnë, edhe pse nuk u kërkohet; zotohen, por nuk e përmbushin zotimin dhe mbipesha do të jetë e përhapur mes tyre.”

Arabisht

حَدَّثَنَا آدَمُ: حَدَّثَنَا شُعْبَةُ: حَدَّثَنَا أَبُو جَمْرَةَ: قَالَ: سَمِعْتُ زَهْدَمَ بْنَ مُضَرِّبٍ قَالَ: سَمِعْتُ عِمْرَانَ بْنَ حُصَيْنٍ - رضى الله عنهما - قَالَ: قَالَ النَّبِيُّ ﷺ: "خَيْرُكُمْ قَرْنِي، ثُمَّ الَّذِينَ يَلُونَهُمْ، ثُمَّ الَّذِينَ يَلُونَهُمْ". قَالَ عِمْرَانُ: لاَ أَدْرِي أَذَكَرَ النَّبِيُّ ﷺ بَعْدُ قَرْنَيْنِ أَوْ ثَلاَثَةً. قَالَ النَّبِيُّ ﷺ: "إِنَّ بَعْدَكُمْ قَوْمًا يَخُونُونَ وَلاَ يُؤْتَمَنُونَ، وَيَشْهَدُونَ، وَلاَ يُسْتَشْهَدُونَ وَيَنْذِرُونَ وَلاَ يَفُونَ، وَيَظْهَرُ فِيهِمُ السِّمَنُ".

json · faqja e plotë


Versioni i thjeshtë për indeksim nga AI. Faqja e plotë: https://hadithet.com/buhariu/2651