Sahihu i Buhariut — Hadithi 2653

Dëshmia · Transmetuesi: Enes ibn Malik Ensariu

Shqip

Abdullah ibn Muniri na ka treguar se e ka dëgjuar Vehb ibn Xheririn dhe Abdulmelik ibn Ibrahimin, e këtyre u ka treguar Shuëbe, e ky nga Ubejdullah ibn Ebu Bekër ibn Enesi se Enesi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “E pyeta Pejgamberin ﷺ për mëkatet e mëdha, e në atë rast ai tha: “Të bërët shirk Allahut, mosrespektimi i prindërve, vrasja e njeriut dhe dëshmia e rrejshme.” (Këtë transmetim nga) Vehb ibn Xheriri dhe Abdulmelik ibn Ibrahimi e fuqizon Gunderi, Ebu Amiri, Behziu dhe Abdusamedi nga Shuëbe.

Arabisht

حَدَّثَنَا عَبْدُ اللَّهِ بْنُ مُنِيرٍ: سَمِعَ وَهْبَ بْنَ جَرِيرٍ، وَعَبْدَ الْمَلِكِ بْنَ إِبْرَاهِيمَ، قَالاَ: حَدَّثَنَا شُعْبَةُ، عَنْ عُبَيْدِ اللَّهِ بْنِ أَبِي بَكْرِ بْنِ أَنَسٍ، عَنْ أَنَسٍ - رضى الله عنه - قَالَ: سُئِلَ النَّبِيُّ ﷺ عَنِ الْكَبَائِرِ قَالَ: "الإِشْرَاكُ بِاللَّهِ، وَعُقُوقُ الْوَالِدَيْنِ، وَقَتْلُ النَّفْسِ، وَشَهَادَةُ الزُّورِ". تَابَعَهُ غُنْدَرٌ وَأَبُو عَامِرٍ وَبَهْزٌ وَعَبْدُ الصَّمَدِ عَنْ شُعْبَةَ.

json · faqja e plotë


Versioni i thjeshtë për indeksim nga AI. Faqja e plotë: https://hadithet.com/buhariu/2653