Sahihu i Buhariut — Hadithi 2660

Dëshmia · Transmetuesi: Ukbe ibn Harith Nufejliu

Shqip

Ebu Asimi na ka thënë: Na ka treguar Omer ibn Seidi, e ky nga Ibn Ebu Mulejke se Ukbe ibn Harithi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “U martova me një grua dhe, pas një kohe, erdhi një grua tjetër dhe tha: “Unë ju kam dhënë gji juve të dyve.” Kështu, shkova te Pejgamberi ﷺ, i cili më tha: “E si pra, kur tanimë është thënë? Prandaj, shkurorëzoje (bashkëshorten) !” Ose tha diç të ngjashme.”

Arabisht

حَدَّثَنَا أَبُو عَاصِمٍ: عَنْ عُمَرَ بْنِ سَعِيدٍ، عَنِ ابْنِ أَبِي مُلَيْكَةَ، عَنْ عُقْبَةَ بْنِ الْحَارِثِ قَالَ: تَزَوَّجْتُ امْرَأَةً فَجَاءَتِ امْرَأَةٌ فَقَالَتْ: إِنِّي قَدْ أَرْضَعْتُكُمَا. فَأَتَيْتُ النَّبِيَّ ﷺ فَقَالَ: "وَكَيْفَ وَقَدْ قِيلَ؟ دَعْهَا عَنْكَ". أَوْ نَحْوَهُ.

json · faqja e plotë


Versioni i thjeshtë për indeksim nga AI. Faqja e plotë: https://hadithet.com/buhariu/2660