2669, 2670 - Othman ibn Ebu Shejbe na ka thënë: Na ka treguar Xheriri, e ky nga Mensuri, e ky nga Ebu Vaili se Abdullah ibn Mesudi (Allahu qoftë i kënaqur me ta!) ka thënë: “Ai që betohet rrejshëm dhe me të përvetëson pasurinë e dikujt, e takon Allahun të hidhëruar me të. Pastaj Allahu zbriti ajetin: “Vërtet, ata që e shkëmbejnë premtimin dhe betimin e tyre ndaj Allahut me një vlerë të vogël, nuk do të kenë asnjë të mirë në jetën e ardhshme. Allahu nuk do t'u flasë atyre, as do t'i shikojë në Ditën e Kiametit e as do t'i pastrojë prej gjynaheve e për ta do të ketë dënim të dhembshëm.” (Ali Imran, 77) Pastaj, Eshath ibn Kajsi erdhi dhe na pyeti: “Çfarë po ju rrëfen Ebu Abdurrahmani (Abdullah ibn Mesudi)?” Ne i treguam çfarë na tha Abdullahu, pastaj ai tha: “Të vërtetën e ka thënë. Ky ajet ka zbritur për mua. Kam pasur një zënkë me një person, andaj shkuam të sqarohemi tek i Dërguari i Allahut ﷺ, e ai më tha: “Ose silli dy dëshmitarë, ose ai do të betohet.” Unë ia ktheva: “ Por, ai do të betohet dhe s'e ka dert betimin! Pejgamberi ﷺ tha: “Ai që betohet rrejshëm në Allahun, në mënyrë që t'ia përvetësojë dikujt pasurinë, do ta takojë Allahun të hidhëruar me të.” Atëherë, Allahu e zbriti ajetin e lartpërmendur, vërtetim për fjalën e Pejgamberit ﷺ. Pastaj e lexoi ajetin.”
حَدَّثَنَا عُثْمَانُ بْنُ أَبِي شَيْبَةَ: حَدَّثَنَا جَرِيرٌ، عَنْ مَنْصُورٍ، عَنْ أَبِي وَائِلٍ قَالَ: قَالَ عَبْدُ اللَّهِ: مَنْ حَلَفَ عَلَى يَمِينٍ يَسْتَحِقُّ بِهَا مَالاً لَقِيَ اللَّهَ وَهُوَ عَلَيْهِ غَضْبَانُ، ثُمَّ أَنْزَلَ اللَّهُ تَصْدِيقَ ذَلِكَ: ﴿إِنَّ الَّذِينَ يَشْتَرُونَ بِعَهْدِ اللَّـهِ وَأَيْمَانِهِمْ ثَمَنًا قَلِيلًا أُولَـٰئِكَ لَا خَلَاقَ لَهُمْ فِي الْآخِرَةِ وَلَا يُكَلِّمُهُمُ اللَّـهُ وَلَا يَنظُرُ إِلَيْهِمْ يَوْمَ الْقِيَامَةِ وَلَا يُزَكِّيهِمْ وَلَهُمْ عَذَابٌ أَلِيمٌ﴾ [آل عمران: ٧٧] ثُمَّ إِنَّ الأَشْعَثَ بْنَ قَيْسٍ خَرَجَ إِلَيْنَا فَقَالَ: مَا يُحَدِّثُكُمْ أَبُو عَبْدِ الرَّحْمَنِ؟ فَحَدَّثْنَاهُ بِمَا، قَالَ، فَقَالَ: صَدَقَ لَفِيَّ أُنْزِلَتْ: كَانَ بَيْنِي وَبَيْنَ رَجُلٍ خُصُومَةٌ فِي شَىْءٍ، فَاخْتَصَمْنَا إِلَى رَسُولِ اللَّهِ ﷺ فَقَالَ: "شَاهِدَاكَ أَوْ يَمِينُهُ". فَقُلْتُ لَهُ: إِنَّهُ إِذًا يَحْلِفُ وَلاَ يُبَالِي. فَقَالَ النَّبِيُّ ﷺ: "مَنْ حَلَفَ عَلَى يَمِينٍ يَسْتَحِقُّ بِهَا مَالاً وَهُوَ فِيهَا فَاجِرٌ لَقِيَ اللَّهَ وَهُوَ عَلَيْهِ غَضْبَانُ". فَأَنْزَلَ اللَّهُ تَصْدِيقَ ذَلِكَ، ثُمَّ اقْتَرَأَ هَذِهِ الآيَةَ.